Lidhje

Kosovë, opozita kundër bisedimeve me Serbinë


Valdete Bajrami – Nisma për Kosovën
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:24 0:00

Në Prishtinë tre partitë opozitare, lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kërkuan sot ndërprerjen e bisedimeve në formatin aktual. Gjatë një konference për median ata thanë se takimi që do të mbahet sot është tërësisht në funksion të interesave të Serbisë dhe aspak në interes të Kosovës. Valdete Bajrami është me Nismën për Kosovën.

Valdete Bajrami – Nisma për Kosovën
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:24 0:00

Përfaqësuesit e opozitës thanë se institucionet e Kosovës e kanë humbur legjitimitetin për të biseduar me Serbinë ndërsa bënë thirrje që të ketë një unitet për dialogun duke e përfshirë edhe opozitën. Ata thanë se janë duke bërë përpjekje të mbledhin parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme lidhur me bisedimet pas ngjarjeve të fundit në veriun e Kosovës.

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë pas mungesës së rezultateve dhe shtimit të tensioneve gjatë ditëve të fundit mes Beogradit dhe Prishtinës.

Qeveria e Kosovës i ka vlerësuar bisedimet si alternativë të vetme për zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet me Serbinë, por nuk mohon se duhet shqyrtuar mundësia e ndryshimit të formatit të tyre.

XS
SM
MD
LG