Lidhje

“La La Land” 14 propozime për çmimet Oscar


Filmi “La La Land” mori 14 emërime për çmimet Oscar të Akademisë së Arteve duke barazuar rekordin e vendosur nga filmat “Titaniku” dhe “All About Eve” për nga numri i emërimeve të marra për këtë çmim.

“La La Land” mori emërime për aktorët më të mirë për personazhet e luajtur nga aktorët Ryan Gosling dhe Ema Stone, regjisorin më të mirë, Damien Chazelle, dhe për kolonën më të mirë zanore.

Edhe filmat “Moonlight”, “Arrival”, “Manchester by the Sea”, “Hell or High Water”, “Lion”, “Fences”, “Hidden Figures” dhe “Hacksaw Ridge” morën emërime për çmimin Oscar.

Pas kritikave që mori në dy vitet e fundit për mungesë diversiteti në emërimet e saj, këtë vit Akademia e Arteve në grupin e emërimeve ka përfshirë një grup regjisorësh afrikano-amerikanë të udhëhequr nga Barry Jenkins për filmin e tij “Moonlight”, Denzel Washington për filmin “Fences” dhe Theodore Melfi për filmin “Hidden Figures”.

Në kategorinë e aktores më të mirë janë emëruar Isabelle Huppert për rolin e saj në filmin “Elle”, Ruth Negga për rolin e saj në filmin “Loving”, Natalie Portman për filmin “Jackie”, Emma Stone për “La La Land” dhe Meryl Streep për rolin e saj në filmin “Florence Foster Jenkins”.

Viola Davis, Naomi Harris, Nicole Kidman, Octavia Spencer, dhe Michelle Williams janë emëruar për rolin më të mirë mbështetës në filmat “Fences”, “Moonlight”, “Lion”, “Hidden Figures” dhe “Manchester by the Sea”.

XS
SM
MD
LG