Lidhje

Viti i Ri Hënor në Sidnej


Qyteti i Sidnejt ka festuar ardhjen e Vitit të Ri Hënor duke ndriçuar në ngjyrë të kuqe teatrin e famshëm të operas në breg të ujit, si dhe duke organizuar aktivitete festive në rrugë nga komuniteti kinez i qytetit.
Banorë e vizitorë u mblodhën në bankinën turistike të qytetit për të parë valle tradicionale kineze dhe spektaklin e fishekzjarreve me rastin e fillimit të Vitit të Ri Hënor. Kryetari i bashkisë së qytetit tha me krenari se këto ishin festimet më të mëdha për vitin e ri kinez të zhvilluara jashtë kontinentit aziatik. Organizatorët e festës përllogarisnin se aktivitetet do të tërhiqnin mbi 1 milion vizitorë në Sidnej.
Festivali për Vitin e Ri Hënor zhvillohet nga 27 janar deri më 12 shkurt ku përveç vallëzimeve dhe shfaqjeve në rrugë pritet të ketë një pazar të hapur dhe gara me varka të ndërtuara në formën e dragoit.
Nesër Viti i Ri Hënor mbërrin këtu në Shtetet e Bashkuara. Ky vit që fillon, sipas kalendarit kinez është viti i Gjelit të Zjarrtë.

XS
SM
MD
LG