Lidhje

Operacione policore bllokojnë sasi të mëdha marijuane në Shqipëri


droga
droga

Policia shqiptare ka zhvilluar gjatë ditës së sotme dy operacione ku janë bllokuar sasi të mëdha marijuane. Sipas burimeve zyrtare shqiptare në hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Italisë Policia e Vlorës dhe roja bregdetare italiane arritën të bllokojnë një skaf dhe të arrestojnë dy shetas italianë dhe një shqiptar që po dërgonin qindra kilogramë marijuanë në Itali.

Sipas njoftimit policor trafikantët arritën ta hidhnin sasinë e marijuanës në det gjatë ndjekjes nga mjetet e lundrimit të dy policive. Policia shqiptare thotë se po i grumbullon sasitë e narkotikëve në det ndërkohë që nga identifikimi i të arrestuarve ka rezultuar se dy italianët ishin qytetarë të Brindizit, ndërsa shtetasi shqiptar i arrestuar ishte nga Vlora.

Një ditë më parë në brigjet afër Sazanit policia shqiptare kishte bllokuar një tjetër motoskaf, 8 metër të gjatë, duke ndaluar dy shtetas shqiptarë. Po gjatë ditës së sotme policia shqiptare njoftoi për rreth gjysëm tonë marijuanë të sekuestruar në zonën e Fushë-Krujës afër kryeqytetit Tiranë. Policia tha se arrestoi gjashtë persona dhe bllokoi 12 armë zjarri.

Trafiku i shtuar i narkotikëve pason përmasat e kultivimit të marijuanës që njohu gjatë vitit të shkuar shtrirje edhe në shumë zona në Shqipëri. Policia e ka të pamundur të bllokojë tani aktivitetin e grupeve kriminale që u forcuan gjatë pranverës dhe verës së vitit të shkuar duke organizuar futjen në Shqiperi,mbjelljen dhe magazinimin e sasive të mëdha të marijuanës.

Trafikantët shqiptarë, sipas oficerëve të antidrogës, po bashkëpunojnë tani me trafikantë jo vetëm të vendeve fqinje,kryesisht Itali dhe Greqi,për të nxjerrë nga Shqipëria sasi të mëdha të lëndës narkotike, por edhe me rrjete kriminale në vende të tjera Europiane.

XS
SM
MD
LG