Lidhje

Rumani: Protesta ndaj korrupsionit qeveritar


Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis tha të enjten se do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shpallë si antikushtetues një vendim të qeverisë që nuk i quan krime disa raste korrupsioni qeveritar.

Kam vendosur t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese. Ky është një koflikt i qartë juridik i natyrës kushtetuese mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë”, tha presidenti Iohannis.

Të mërkurën qeveria e Rumanisë miratoi një vendim që dekriminalizon rastet e shkeljes së zyrtarëve me fondet publike kur bëhet fjalë për një shumë më të vogël se 48 mijë dollarë.

Pas vendimit rreth 200 mijë vetë protestuan në Bukuresht të mërkurën. Protestat u përhapën më pas edhe në qytete të tjera.

Por qeveria nuk parashikon të tërhiqet nga vendimi. I pyetur sot nga gazetarët nëse qeveria e tij ka në plan të tërheqë vendimin që ka shkaktuar protestat të mëdha kryeministri rumun Sorin Grindeanu u shpreh: "Jo, nuk do ta bëjmë"

Kritikët e këtij vendimi thonë se ai do të ndihmojë zyrtarët që përballen me akuza për korrupsion dhe do të inkurajojë zyrtarët publikë që të vjedhin.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG