Lidhje

BE, pasoja për vendet anëtare që nuk pranojnë refugjatë


Zëvendës presidenti i Komisonit Evropian Frans Timmermans deklaroi sot se do të përballen me pasoja ato vende Bashkimit Evropian, që nuk pranojnë pjesën që u takon të refugjatëve.

Gjatë një konference për shtyp zoti Timmernans tha se ai ende shpreson që “presioni i vendeve të tjera” të mund t’i bindë udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së të pranojnë një pjesë nga 160 mijë refugjatët që ndodhen aktualisht në Greqi dhe Itali. Por ai nuk e përjashtoi mundësinë e ndëshkimit të atyre vendeve, nëse deri muajin tjetër nuk shënohet përparim mbi këtë çështje.

Komisioni mund të nisë procedurat për shkelje dhe ne sigurisht do ta konsiderojmë këtë si mundësi”, tha zoti Timmernans.

Sipas tij është shumë e padrejtë që Greqia dhe Italia të mbingarkohen, ndërsa disa vende të tjera nuk kanë asnjë refugjat.

Deri në shtator, 160.000 refugjatët duhet të strehohen në vende të tjera evropiane, por deri tani vetëm 12 mijë prej tyre janë zhvendosur nga 2 vendet mesdhetare.

Bashkimi Evropian ra dakord për kuotën e refugjatëve në shtator të vitit 2015, pas muaj përpjekjesh dhe kundërshtimesh të disa vendeve të Europës Qendrore, që e shohin këtë si një sulm ndaj sovranitetit të tyre.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG