Lidhje

Greqi, goditet rrjeti shqiptaro-grek i heroinës


Policia greke e rajonit të Atikës njoftoi në mbrëmje se ka shkatërruar një organizatë kriminale, e cila ishte aktive në trafikimin e sasive të mëdha të heroinës në tregun e brendshëm grek. Organizata dyshohet se përbëhej nga anëtarë shqiptarë dhe grekë. Në fakt në pranga kanë përfunduar gjashtë persona mes të cilëve katër grekë dhe dy shtetas shqiptarë. Policia greke ka shpallur ndërkohë në kërkim dhe një 29 vjeçar shqiptar, ndërkohë që dyshohet se kreu i organizatës, është një 32 vjecar, po nga Shqipëria, edhe ai tanimë në kërkim.

Sipas autoriteteve greke më shumë se 65 kilogramë heroine si dhe rreth 113 kilogramë pluhur për tjetërsim të drogës janë gjetur te groposura në zonën e jashtme të një shtëpie në Keratea të Atikës, ndërkohë që 4 armë, fishekë dhe një sasi prej rreth 95.000 euro janë bllokuar gjatë arrestimeve. Policia ka shpjeguar se ka mundur të dokumentojë se nga akiviteti i saj, organizata ka munudr të realizojë një fitim prej të paktën 700 mijë eurosh nga trafiku i drogës.

XS
SM
MD
LG