Lidhje

Protestat anti-Trump


Mijëra vetë u mblodhën në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara për të protestuar kundër Presidentit Donald Trump dje në Ditën e Presidentit. Në disa qytete protestuesit u përballën me tubime të përkrahësve të presidentit.

Në të gjithë vendin u zhvilluan tubime dhe protesta nën parullën: “Ai nuk është presidenti im”. Në protesta morën pjesë grupe të ndryshme etnike e racore, si dhe përfaqësues nga shtresat më të varfra dhe grupe të tjerë aktivistësh.

Në Nju Jork turma e protestuesve kishte bllokuar një zonë të madhe pranë Hotelit Ndërkombëtar “Trump”.

“Si imigrantë jemi të shqetësuar, pasi mendoj se po rikthehet koha kur njerëzit duhet të mbanin me vete dokumentet e identifikimit vetëm për të vërtetuar që ishin amerikanë. Disa nga fëmijët tanë nuk duken “amerikanë” në termin tradicional, duken si imigrantë, megjithëse nuk janë të tillë. Ata kanë lindur dhe janë rritur këtu, por tani duhet të mbajnë me vete certifikatën e lindjes. Kjo s’ka kuptim,” thotë një protestuese.

Disa nga protestat anti-Trump ndeshën në tubime të zhvilluara nga përkrahësit e presidentit, siç ndodhi dje në kryeqytetin e vendit, Uashington.

XS
SM
MD
LG