Lidhje

Presidenti Trump dënon incidentet e antisemitizmit


Presidenti Donald Trump dënoi shtimin kohët e fundit të kërcënimeve antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se ato do të ndalen.

"Kërcënimet anti-semite që kanë në objektiv komunitetin tonë hebraik dhe qendrat e tyre janë të tmerrshme, ato janë një kujtesë e dëshpëruar për punën që mbetet të bëhet për çrrënjosjen e urrejtjes, paragjykimeve dhe së keqes”- tha presidenti.

Presidenti Trump i bëri këto komente gjatë vizitës që bëri pak më parë tek Muzeu i ri i Kulturës dhe Historisë së afrikano-amerikanëve në Parkun Kombëtar të Uashingtonit. Ai vlerësoi Muzeun, duke e cilësuar atë “të shkëlqyer”.

Presidenti i bëri këto komente, pasi dje Lidhja Anti-Semitizmit njoftoi se të paktën 10 qendra hebraike në Shtetet e Bashkuara kanë marrë të hënën kërcënime me bombë. Kjo është hera e katërt këtë vit që bëhen kërcënime të kësaj natyre.

Fundjavën e kaluar u vandalizuan varret e më tepër se 170 hebrejve në një varrezë në qytetin e Mizurit.

Lidhja Anti-Semitizmit i bëri thirrje adminstratës Trump të zhvillojë një plan për trajtimin e rasteve që disa besojnë se tregojnë për shjë shtim të antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG