Lidhje

Tillerson, Kelly shpresojnë të zbusin tensionet me Meksikën


Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Meksika janë “dy vende të fuqishme që herë pas here mund të kenë pikëpamje të ndryshme”, por shton se bisedimet e tij me zyrtarët në Meksiko ishin “produktive” dhe me një vështrim nga e ardhmja”.

Zoti Tillerson doli para gazetarëve së bashku me homologun e tij meksikan, Luis Videgaray, që tha se të dyja palët kanë “dallime të njohura” dhe mënyra më e mirë për t’i zgjidhur ato është përmes një dialogu.

Sekretari i Shtetit është së bashku me Sekratarin e Sigurisë Kombëtare, John Kelly në Meksikë, në vizitën që ka si synim zbutjen e shqetësimeve dhe zemërimit lidhur me poliitkat e administratës së re amerikane ndaj Meksikës.

“Ne diskutuam për sfidat dhe mundësitë në marrëdhënien dypalëshe”, tha zoti Tillerson.

Presidenti Donald Trump foli për këto marrëdhënie më herët në Shtëpinë e Bardhë.

"Ne do te kemi një marrëdhënie të mirë me Meksikën dhe nëse nuk e kemi, nuk e kemi”, tha ai një ditë pasi sekretari i tij i shtypit Sean Spicer tha se marrëdhëniet dypalëshe, janë “të shëndetshme dhe të fuqishme”.

Takimi vjen në një kohë kur mardhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të ulët të tyre.

Presidenti Trump ka këmbëngulur vazhdimisht se Meksika, në një mënyrë ose në një tjetër, duhet të paguajë për një mur sigurie përgjatë kufirit të përbashkët 3 mijë e 100 kilometra të gjatë, kostoja e të cilit sipas ligjvënësve në Uashington vlerësohet në të paktën 12 miliardë dollarë.

Këtë javë, departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare bëri të ditura politikat që mund të rezultojnë në dëbimin e miliona emigrantëve pa dokumente.

XS
SM
MD
LG