Prokuroria për Krime të Rënda paraqiti sot përfundimet për atë që konsiderohet "Grupi i zjarrit" në Lazarat të Gjirokastrës, të cilët u konfliktuan me armë me Policinë Qershorin e vitit 2015.
Nga ky konflikt mbeti i vdekur efektivi i Forcave Speciale “Renea”, Ibrahim Basha. Procesi ndaj te pandehurve u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe, nëse shpallen fajtorë, përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit.
Prokuroria për Krime të Renda kërkoi tre dë nime me burgim të përjetshëm për Arbion Aliko, Bajram Bocia, dhe Elvis Bocia, dhe 172 vite burg për tetë të akuzuarit e tjerë Alban Aliko 35 vjet, Elson Kazma 35 vjet, Xhulio Malo 10 vjet ,Klodian Selimi 10 vjet , Oltian Proko 18 vjet, Dervish Gaba18 vjet, Ruhan Hiraj 18 vjet, Iliaz Xhaferraj 18 vjet.
Sipas Prokurorisë të gjithe personat janë hetuar në “arrest me burg” dhe mbahen përgjegjës për ngjarjen e 24 Qershorit të dy viteve më parë kur një automjet i policisë u qëllua tek hynte në fshatin Lazarat dhe për pasojë mbeti i vdekur Oficeri i Forcave Speciale “Renea” Ibrahim Basha dhe u plagosën dy efektivë të tjerë .