Lidhje

Zanier viziton Shkupin për zgjidhjen e krizës


Zanier in Skopje
Zanier in Skopje

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier, i cili vizitoi Shkupin, shprehu shqetësim në lidhje me zhvillimet në Maqedoni dhe u bëri thirrje drejtuesve politikë që t’i japin fund krizës politike në interes të qytetarëve.

Sipas një njoftimi nga zyra e OSBE-së, zoti Zanier ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit sigurojnë një bazë të fortë për formimin e qeverisë dhe bëri thirrje për fillimin e punës së parlamentit në kornizat e parimeve demokratike dhe në përputhje me sundimin e ligjit.

Zanier u takua me presidentin Gjorgje Ivanov dhe drejtuesit e partive të përfshira në parlamentin e vendit.

Presidenti Ivanov ka refuzuar t’ia japë mandatin shumicës parlamentare për formimin e qeverisë së re. Sipas njoftimeve nga kabineti i presidentit, zoti Ivanov ka përsëritur qëndrimin e tij se “platforma e Tiranës” duhet të dënohet dhe të hidhet poshtë, po ashtu si edhe përzierja në punët e brendshme të Maqedonisë.

Të enjten, i dërguari i posaçëm gjerman për Evropën juglindore Christian Helbach, tha në Shkup se nuk mendon që platforma e partive shqiptare rrezikon sovranitetin e Maqedonisë.

Ambasadori Helbach tha se duhet të formohet sa më shpejtë qeveria e cila do t’u përkushtohej reformave me qëllim që Maqedonia ta kapërcejë krizën politike dhe të kthehet në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Zyrtari i lartë gjerman theksoi se shpreson që presidenti maqedonas do t’i respektojë rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe do t’i mundësojë shumicës parlamentare ta formojë qeverinë.

XS
SM
MD
LG