Lidhje

Seanca për konfirmimin e gjykatësit Neil Gorsuch


Senati amerikan filloi sot seancën e parë dëgjimore për Neil Gorsuch, gjyqtarin e propozuar nga President Donald Trump për të plotësuar vendin bosh për një kohë të gjatë në Gjykatën e Lartë.

Në një ditë me fjalimes të gjata, Kryetari i Komisionit për Drejtësinë në Senat Chuck Grassley vlerësoi zotin Gorsuch si një jurist të shkëlqyer dhe të aftë:

"Duhet të shqetësohemi për ruajtjen e rendit tonë kushtetues dhe për rëndësinë e parimit të ndarjes së pushteteve," tha ai. "Kemi përpara nesh një kandidat, karriera profesionale e të cilit është shënjuar prej përkushtimit të thellë ndaj këtyre parimeve

Demokratët pretendojnë se republikanët e mbajtën bosh vendin e Anëtarit të Gjykatës së lartë, duke i refuzuar një seancë dëgjimore kandidatit të ish presidentit Barack Obama. Senatorja Dianne Feinstein tha se ka shumë çështje për të cilat konservatori Gorsuch duhet të përgjigjet gjatë seancës për konfirmimin e tij në ditët në vazhdim.

"Detyra jonë është të vlerësojmë se si vendimet e këtij kandidati do të ndikojnë tek populli amerikan dhe nëse ai do të mbrojë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të të gjithë amerikanëve dhe jo vetëm të të pasurve dhe të fuqishmëve" - tha ajo.

Gjykata mbeti me një anëtar më pak, pas vdekjes së gjyqtarit Antonin Scalia në shkurt e vitit 2016.

Pritet që pas fjalimeve hapëse të së hënës, të martën dhe të mërkurën zoti Gorsuch të përballet me pyetje, ndërsa seancat dëgjimore të përfundojnë të enjten.

Republikanët kanë një shumicë prej 52 votash në senat nga 48 që kanë demokratët.

Demokratë mund të përpiqen ta bllokojnë konfirmimin e zotit Gorsuch me një taktikë e cila do të kërkonte 60 vota për miratimin e gjykatësit. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ata do ta bëjnë këtë dhe kjo mund të çojë në një lëvizje të republikanëve për të ndryshuar rregullat e senatit, që do të kërkonte vetëm shumicë të thjeshtë për të miratuar kandidaturën e zotit Gorsuch.

Nëse konfirmohet, Gorsuch do të rivendoste shumicën prej 5 me 4 të konservatorëve në gjykatë, siç ishte përpara vdekjes së gjyqtarit Scalia.

XS
SM
MD
LG