Lidhje

Bill Gates, njeriu më i pasur në botë


Themeluesi i Mikrosoftit Bill Gates kryeson përsëri listën e revistës Forbes si miliarderi më i pasur në botë, ndërsa presidenti Donald Trump ka rënë më shumë se 200 vende, sipas një njoftimi të revistës.

Zoti Gates, pasuria e të cilit llogaritet në 86 miliardë dollarë, kryeson listën për të katërtin vit rradhaz. Ai pasohet nga shefi i kompanisë Berkshire Hathaway, Warren Buffett mes 10 miliarderëve më të pasur që dominohet nga amerikanë, shumica e të cilëve në sektorin e teknologjisë. Pasuria e zoti Buffett llogaritet në rreth 75.6 miliardë dollarë.

Mes 10 më të pasurve përfshihet themeluesi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos në vendin e tretë, krijuesi i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg në vendin e pestë dhe Larry Ellison i kompanisë Oracle në vendin e shtatë.

XS
SM
MD
LG