Lidhje

ISIS propagandon sulmin e Londrës për të rekrutuar


Grupi Shteti Islamik po shfrytëzon intensivisht sulmin terrorist të javës së kaluar në Londër, duke publikuar në YouTube me qindra video ku paraqiten skena rekrutimi me forcë.

Kjo ofensivë propragandistike përmes internetit vjen ndërsa Britania u kërkon kompanive të mediave sociale t’i pastrojnë faqet e tyre në internet nga postimet e xhihadistëve.

Sekretarja e brendshme britanike Amber Rudd, ka thënë se do të kërkojë mbylljen e firmave të internetit që u lejojnë terroristëve “një vend ku të fshihen” dhe ka kërkuar të bisedojë me përfaqësuesit e disa prej kompanive kryesore të mediave sociale, si Facebook dhe Twitter në ditët e ardhshme.

Zonja Rudd tha se është e vendosur që “të ndalen terroristët të cilët përdorin mediat sociale si platformë për rekrutime dhe për nevoja operacionale.”

Shërbimet britanike të sigurisë janë përplasur me kompaninë WhatsApp, e cila nuk i ka lajuar të kenë akses në mesazhet e koduara të dërguara nga personi që sulmoi në Londër tre minuta para se të përdorte automjetin e tij për të shtypur kalimtarët në Urën Westminster dhe të vriste me thikë një polic pranë parlamentit. Nga sulmi mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 40 të tjerë,

WhatsApp, i cili ka 1 miliard përdorues në të gjithë botën përdor kodimin për mesazhet dhe komapnia thotë se as teknikët e saj nuk janë në gjendje t'i lexojnë ato.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG