Lidhje

OKB, bisedime për ndalimin e armëve bërthamore


OKB bisedime për ndalimin e armëve bërthamore, SHBA dhe disa vende bojkotojnë.

Kombet e Bashkuara filluan të hënën negociatat mbi ndalimin e armëve bërthamore, një marreveshje që kundërshtohet nga vendet që kanë armë bërthamore. Përkrahësit e ndalimit i shohin armët bërthamore si një kërcënim për sigurinë globale dhe paralajmërojnë se ato mund të ketë pasoja katastrofike nëse përdoren. Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe rreth 20 vende të tjera janë kundër ndalimit të tyre. Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara tha se vendet duhet të jenë realiste për me situatën e sigurisë botërore.

Më shumë se 120 vende votuan vitin e kaluar pro nisjes së bisedimeve për ndalimin e armëve bërthaore.

Përfaqësuesi i lartë i Kombeve të Bashkuara për çarmatimin Kim Won-soo tha se armët bërthamore përbëjnë një kërcënim për njerzimin dhe se nevoja për çarmatosje nuk ka qenë ndonjëherë më urgjente.

Vëmendja e pafund që u kushtohet armëve bërthamore ose jo nuk krijon siguri, por ka fuqinë të provokojë gara të reja dhe destabilizuese për armë si dhe të përkeqësojë tensionin botëror dhe rajonal”.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca si dhe rreth 20 vende u bënë bashkë për të kundërshtuar ndalimin. Rusia dhe Kina janë gjithashtu kundër traktatit të propozuar dhe nuk kanë marrë pjesë në bisedime.

Kur sheh ata që sot hyjnë në Asamblenë e Përgjithshme të vendosur për një ndalim të armëve bërthamore, duhet të pyesim, a mendojnë ata për njerëzit e tyre? Ae kuptojnë ata rrezikun me të cilin përballemi sot? Besoj se ata mendojnë për njerëzit e tyre, por di gjithashtu se çdo njëri prej nesh duhet të jetë realist. Detyra jonë është të garantojmë sigurinë për njerëzit tanë dhe këtë do të bëjmë”, tha Nikki Haley ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara.

Përfaqësuesi i Japonisë Nobushige Takamizawa, përmendi Korenë e Veriut, duke thënë se kërcënimet e fundit bërthamore të këtij vendi, janë një "kërcënim i pashmangshëm i sigurisë" në rajon dhe në botë.

Koreja e Veriut zhvilloi prova me raketa në fillim të muajit mars, 200 kilometra larg bregdetit veri perëndimor të Japonisë.

Japonia është i vetmi vend që është goditur me armë bërthamore, kur Shtetet e Bashkuara hodhën dy bomba në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Drejtori ekzekutiv i Forumit të Paqësorit për Sigurinë Brad Glosserman, i tha “Zërit të Amerikës” se vendet që kanë armë bërthamore duhet të tregohen të kujdesshëm nëse vendosin t’i dorëzojnë ato në mënyrë të njëanshme.

"Koreano veriorët e kanë thënë shumë qartë se ata do të donin një botë pa armë bërthamore, por do të kontribuonin në këtë drejtim vetëm kur shtete të tjera që kanë armë bërthamore t’u bashkoheshin në këtë qëllim", thotë Glosserman. Krejt sinqerisht ky është pozicioni edhe i kinezëve rusëve madje edhe amerikanëve."

Duke folur përkrah ambasadores Haley, ambasadori francez në Kombet e Bashkuara Alexis Lamek tha se në kontekstin aktual "vendet tona do të vazhdojnë të mbështeten tek armët bërthamore për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin".

Ambasadori britanik Matthew Rycroft shtoi se një ndalim i armëve bërthamore jo domosdoshmërisht do të përmirësonte sigurinë ndërkombëtare dhe transparencën mes atyre vendeve që kanë armë bërthamore.

Nëse anëtarët e Kombeve të Bashkuara bien dakort për një marrëveshje që ndalon armët bërthamore, ajo do të jetë e detyrueshme vetëm për ato vende të cilat e ratifikojnë.

Por drejtorja ekzekutive e fushatës ndërkombëtare kundër armëve bërthamore Beatrice Fihn tha se megjithatë, ndalimi është i rëndësishëm.

"Marrëveshja do të ketë ndikim edhe tek vende të cilat nuk do të jenë pjesë, duke vendosur norma ndërkombëtare të sjelljes dhe zhveshje nga prestigji politik që vjen prej zotërimit të armëve bërthamore," tha Fihn.

XS
SM
MD
LG