Lidhje

22 të vrarë nga një shpërthim me bombë në Pakistan


Pakistan Parachinar Bomb Blast March 31, 2017
Pakistan Parachinar Bomb Blast March 31, 2017

Autoritetet në Pakistan bënë të ditur se një bombë e fuqishme që shpërtheu sot shkaktoi 22 të vrarë dhe më shumë se 50 të plagosur.

Shpërthimi në Paraçinar, qendra administrative e distriktit gjysëm autonom të Kurramit, ndodhi pranë hyrjes së një xhamie shiite që përdorët vetëm nga gratë besimtare.

Nuk është e qartë nëse makina bombë u telekomandua apo ishte akt i një sulmi vetëvrasës. Deri tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm.

Si pasojë e shpërthimit shumë persona janë plagosur rëndë dhe kjo ka shtuar frikën se numri i të vdekurve mund të rritet. Ushtria dërgoi në vendgjarje helikopterë për evakuimin e shpejtë të viktimave.

Kryeministri Nawaz Sharif dënoi sulmin dhe përsëriti vendosmërinë e palëkundur të Pakistanit për të asgjesuar terrorizmin.

'' Rrjeti i terroristëve tashmë është thyer dhe është detyra jonë kombëtare për të vazhduar këtë luftë deri në asgjësimin e plotë të terrorizmit" thuhet në deklaratën zyrtare të kryeministrit Sharif.

Qyteti i Paraçinarit u godit edhe në muajin janar nga një shpërthim vetëvrasës që shkaktoi 23 persona të vrarë dhe më shumë se 50 të plagosur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG