Lidhje

Shqipëri, droga dhe kriminaliteti gjatë 2016


Halili, një22 vjeçar nga Tepelena dëshmoi këto ditë para gjykatësve për sulmin ndaj policisë verën e vitit të kaluar, gjatë një aksioni antimarijuanë në fshatin Krahës të Tepelenës. I akuzuar se qëlloi dhe plagosi një polic me armën e gjahut, Halili u tha gjykatësve se kishte pirë shumë marijuanë atë ditë kur forcat e policisë mbërritën në parcelën që ai ruante, ku ishin mbjellë rreth 1300 bimë marijuanë.

Pronari i parcelës ende është në kërkim pasi ditën e operacionit nuk u arrestua nga policia. Skena të ngjashme pritet të përsëriten në gjykatat shqiptare pasi viti 2016 me kultivimin masiv të narkotikëve shënoi një rritje të krimeve për këtë vepër penale.

Sipas Raportit Vjetor mbi Gjendjen e Kriminalitetit për vitin 2016, të sapopublikuar nga Prokuroria e Përgjithshme shqiptare,“veprat penale kundër prodhimit dhe kultivimit të narkotikëve në vitin 2016 kanë një rritje prej 38,7 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2015”.

Qarku Vlorë dhe QarkuGjirokastër shënuan gjatë vitit 2016 përqindjen më të lartë të kriminalitetit në shkallë vendi në raport me numrin e banorëve dhe kjo ndikuar ndjeshëm nga shtimi i kultivimit dhe trafiqeve të lidhura me lëndët narkotike.

Sipas të dhënave të Raportit të Prokurisë së Përgjithshme koeficienti i kriminalitetit per 100 mijë banorë ishte për të dy qarqet më i larti në Shqipëri (për Vloren 1711 ndërsa për Gjirokastrën 1507). Sipas raportit, në prokurorinë e shkallës së parë Gjirokastër janë regjistruar 863 procedime penale, me një rritje prej 0,5 % në krahasim me vitin 2015, ndërsa në prokurorinë e shkallës së parë Vlorë janë regjistruar 2416 procedime penale, me një rritje prej 1,3 % në krahasim me vitin 2015.

Në këto dy qarqe të dhënat policore dhe të prokuorisë tregojnë se si kultivimi dhe trafiku në pjesën dërmuese shënun rritje dhe janë pjesë e aktivitetit të grupeve kriminale.

“Rreth 30 % e sipërfaqes së kultivuar me bimë narkotike gjatë vitit 2016në Shqipëri i përket Qarkut të Gjirokastrës”, tha pak ditë më parë në një takim vendor Gillef Locchi shefi i Misonit policer të BE-së “Pameca” pranë policisë shqiptare.

Edhe raporti prokurorisë vlerëson se, “Gjatë vitit 2016 janë shënuar rritje në numrin e procedimeve thuajse për të gjitha veprat penale që lidhen me krimin e organizuar”. “Vendin kryesor në këtë rritje e zënë procedimet penale që lidhen me kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, vlerësohet në Raportin e Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas raportit peshën kryesore në këtë grup e zë “Trafikimi i Narkotikëve”, me 47 % ndërkohë që në vitin 2015 ky tregues ka qenë 33,7 %.

Sipas Prokurorisë nga të dhënat statistikore në vitin 2016 vërehet tendenca në rritje e procedimeve të regjistruara për veprën penale “trafikimi i narkotikëve” prej 18, 3 %, në krahasim me vitin 2015.

Aktiviteti i shtuar kriminal në dy qarqet kufitare me vendet fqinje, përkatësisht Gjirokastrës me Greqinë dhe Vlorës me Italinë ka rikthyer në këto dy rajone trafiqet dhe format e krimit, sidomos të lidhura me narkotikët.

Kjo reflektohet dhe në numrine lartë të këkresave për riatdhesime nga Greqia dhe Italia të bëra nga autoritetet shqiptare. Raporti prokurorisë vlerëson se “gjatë vitit 2016 janë paraqitur 132 kërkesa ekstradimi për shtetasit shqiptarë apo të huaj, të cilët janë arrestuar ose lokalizuar nga autoritetet policore të shteteve të tjera pasi janë shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e një vendimi të dhënë nga gjykatat shqiptare”.

Sipas Raportit krahasuar me vitin 2015, gjatë vitit 2016 vërehet rritje e numrit të kërkesave të paraqitura nga autoritetet shqiptare për ekstradimin e shtetasve nga jashtë në masën 23,4 %, për shkak se gjatë kësaj periudhe është rritur numri i shtetasve shqiptarë të arrestuar nga autoritetet e huaja.

“Nga të dhënat statistikore konstatohet segjatë vitit 2016, numri më i madh i kërkesave për ekstradim vijon t’i jetë paraqitur autoriteteve greke, italiane dhe gjermane përkatësisht me nga 30, 24 dhe 25 kërkesa. vlerëson raporti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG