Lidhje

Gjiri turistik në Karaburun një “magazinë” droge


Albania drugs

Policia shqiptare tha se bllokoi mbi 1.7 ton marijuanë në Gjirin e Brisanit në Gadishullin e Karaburunit në Vlorë. Sipas policisë lënda narkotike ishte e ndarë në pako të mbështjella me material rezistent ndaj ujit, në madhësi të ndryshme, gati për t’u trafikuar drejt Italisë fqinje.

Operacioni antidrogë u zhvilluar nga policia e Vlorës në bashkëpunim me policinë Kufitare, repartin special të policisë “Delta Force” dhe rojën bredgetare italiane “ Guardia di Finanza”.

Sipas burimeve policore nga Vlora, Gjiri i Brisanit (apo siç njihet nga vendasit Gjiri i Ariut) është nga zonat më të bukura turistike të bregdetit jugor dhe kohët e fundit është kthyer në një vend grumbullimi të sasive të mëdha të marijuanës.

Specialistët e antidrogës vlerësojnë se gjiri i favorizon skafistët të futen me lehtësi për të ngarkuar lëndën narkotike e cila dërgohet në zonën afër bregut me korrierë apo kafshë.

Sasi të mëdha marijuane janë sekuestruar në këtë zonë tre muajt e parë të këtij viti të cilat përbëjnë pjesën dërrmuese të sasive të narkotikëve të bllokuar nga policia shqiptare në Qarkun e Vlorës. Policia nuk ka dhënë hollësi mbi organizatorët e trafikut në këtë zonë.

Gjiri i Brisanit është përfshirë në guidat turistike shqiptare si një nga plazhet më të bukura natyrore që gjendet në anën perëndimore të gadishullit të Karaburunit, përgjatë detit Jon.

Për të shkuar aty, përveç rrugës detare ndiqet rruga që përdorej nga nje repart ushtarak i periudhes komuniste, Pashaliman - Ravenë-Brisan gati 14.2 Km.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG