Lidhje

Shteti Islamik ekzekuton 33 persona në Siri


Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se ekstremistët e Shtetit Islamik ekzekutuan të mërkurën në mëngjes 33 persona, vrasja e parë masive e kryer nga militantët gjatë këtij viti.

Ngjarja ndodhi në fshatin Deir Ezzor, në lindje të Sirisë.

Organizata me qendër në Britani, njofton se aktivistë të saj ishin dëshmitarë të ekzekutimeve.

Por në njoftim thuhet se nuk dihet nëse personat e vrarë ishin luftëtarë që u përkasin të dyja palëve të përfshira në luftën civile gjashtë vjeçare, apo civilë të kapur dhe të dënuar me vdekje nga militantët e IS-isit.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut ky është ekzekutimi më i madh masiv i kryer nga Is-isi, që prej vrasjeve të vitit të kaluar të dy grupeve me nga 15 persona secili.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG