Lidhje

Stokholm: Autoritetet arrestojnë një të dyshuar për sulmin


Një kamion i vogël u përplas të premten në një kompleks dyqanesh të Stokholmit, duke vrarë të paktën tre persona, sipas njoftimeve të medias suedeze. Autoritetet kanë arrestuar një person lidhur me sulmin.

Policia e Stokholmit konfirmoi vdekjen dhe plagosjen e shumë vetëve, pa dhënë një numër të caktuar.

Kryeministri suedez Stefan Lofven, e quajti ngjarjen "sulm terrorist".

Ai tha se "Qeveria është duke bërë çdo gjë për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Ne kemi këshilluar njerëzit që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin këshillat e policisë," tha Kryeministri.

Stacioni qendror i trenit në Stokholm është evakuuar dhe të gjitha udhëtimet me tren janë anulluar.

Mbreti Carl Gustaf i Suedisë shprehu ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre në një deklaratë të shkurtër.

Disa udhëheqës evropianë, përfshirë kancelaren Angela Merkel dhe kryetarin e Bashkisë së Londrës, Saddiq Khan, kanë lëshuar deklarata ku kanë shprehur solidaritetin me Suedinë.

"Një nga qytetet më dinamike të Evropës është goditur mesa duket nga njerëz që I duan të godasin atë dhe mënyrën tone të jetesës”, tha Presidenti i Komisionit Evropian. Jean-Claude Juncker.

"Një sulm ndaj njërit prej vendeve tona anëtare, është një sulm ndaj të gjithëve ne”.

Incidenti ndodhi në një qendër tregëtare në një nga rrugët më të ngarkuara të qytetit, pranë stacionit qendror të metrosë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG