Lidhje

SHBA: Industria hekurudhore dhe tregtia me Kinën


Muaji mars rezultoi zhgënjyes për amerikanët që kërkojnë punë. Departamenti i Punës raportoi se sektori privat shtoi vetëm 98 mijë vende të reja pune gjatë muajit të kaluar. Kjo është një rënie e ndjeshme krahasuar me muajin shkurt, kur punëdhënësit krijuan 235 mijë vende të reja pune. Por, një sektor i industrisë po e hedh vështrimin përtej shifrave dhe përtej oqeanit ndërsa Presidenti Trump takohej për herë të parë me Presidentin kinez për të biseduar mbi tregtinë.

Ndërsa diskutoheshin aspekte të rëndësishme të marrëdhënies ndërmjet dy ekonomive më të mëdha të botës, industria e transportit hekurudhor të mallrave është e fokusuar tek planet afatgjata.

Nga zyra e tij e katit të dhjetë, praj nga duken shinat, presidenti i Shoqatës Amerikane të Hekurudhave, Ed Hamberger, ka vështruar se si Amerika ka

“Është një ndër problemet e industrisë për të cilin asnjë nuk mendon. Ne jemi njëfarë industrie e harruar, por ndërkohë ne zhvendosim 40% të mallrave të Amerikës.”

Zoti Hamberger thotë se sistem vendas hekurudhor është pjesë integrale e tregtisë ndërkombëtare, që përbën 35% të të ardhurave vjetore. 42% e vagonëve janë drejtpërsëdrejti të lidhur me tregtinë dhe zhvendosin 329 milionë tonë mallra amerikane që shkojnë drejt tregjeve ndërkombëtare.

Trenat gjithashtu transportojnë 170 milionë tonë mallra importi. Është një biznes që shtrihet nga një breg i Amerikës në tjetrin, dhe që punëson rreth 200 mijë punonjës, një tjetër arsye pse takimi ndërmjet Presidentit Trump dhe udhëheqësit kinez Xi Jin Ping është i rëndësishëm.

“Jam kurioz të shikoj rezultatet pasi mendoj se takimi është një hap në drejtimin e duhur dhe shpresoj që të dalin gjëra pozitive prej tij.”

Zoti Hamberger pranon se pati ankth gjatë retorikës kundër tregtisë të periudhës së fushatës. Ai paralajmëron kundër lëvizjeve të papritura për rinegocim marrëveshjesh ekzistuese siç është NAFTA.

“Rinegocimi i NAFTA-s duhet bërë me shumë kujdes. Gjatë 23 viteve të saj, zinxhiri logjistik dhe ndërveprimi ndërmjet tre vendeve, SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës është bërë shumë kompleks, prandaj duhet të veprojnë me kujdes ndërsa ulen në tryezë.”

Ndërsa përsa i përket Kinës, zoti Hamberger thotë se është e qartë që të dy vendet ja kanë nevojën njëri-tjetrit.

“Jam i bindur që e kuptojnë se 27% e ekonomisë amerikane varet nga tregtia dhe e dinë se çfarë duhet bërë për të ardhmen.”

Kina është tashmë eksportuesja më e madhe në botë dhe SHBA-ja është klienti i saj kryesor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG