Lidhje

Vetoja ruse kundër projektrezolutës së Këshillit të Sigurimit


Presidenti sirian Bashar al-Assad vazhdon të mbajë qëndrim sfidues përballë njoftimeve rreth sulmit me armë kimike të javës së kaluar. Në një intervistë me agjencinë e lajmeve AFP, Presidenti Assad tha se akuzat janë "100 për qind trillim” dhe se ushtria e tij i ka dorëzuar të gjitha armët kimike. Dje, Rusia i vuri veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke mbrojtur Assadin nga dënimi ndërkombëtar. Në një hap të pazakontë, Kina abstenoi në votimin e djeshëm.

Në votimin me 10 vota në favor, dy kundër dhe tre abstenime, Moska bllokoi masën e propozuar nga Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.

Nikki Haley është Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB.

“Shtetet e Bashkuara nuk ndjenjë kënaqësi kur shohin Rusinë që izolohet përsëri në Këshillin e Sigurimit. Duam të punojmë me Rusinë që të çojmë përpara procesin politik për Sirinë. Duam që Rusia të përdorë ndikimin mbi regjimin e Assadit për të ndaluar çmenduritë dhe mizoritë që po ndodhin atje çdo ditë.”

Projektrezoluta synonte dënimin e sulmit kimik dhe nxitjen e një hetimi ndërkombëtar për ngjarjen. Një përpjekje e ngjashme nuk arriti të hidhej në votë javën e shkuar.

Zëvendës përfaqësuesi rus në OKB, Vladimir Safronkov, tha se projektrezoluta “përcakton fajtorin pa bërë hetime të pavarura dhe objektive”.

Bolivia, vend anëtar jo i përhershëm, votoi përkrah Rusisë, ndërsa Kina në një veprim të rallë, ndryshe nga qëndrimi rus, abstenoi së bashku me Etiopinë dhe Kazakistanin.

Administrata e zotit Trump beson se regjimi i Assadit ndërmori sulmin kimik me 4 prill në qytetin Khan Sheikhoum nga aeroporti Shayrat. Dy ditë më vonë Shtetet e Bashkuara ndërmorën një sulm me raketa kundër bazës ajrore.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit u informuan po ashtu nga i dërguari i OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura, detyra e të cilit është të unifikojë palët opozitare në Siri për të arritur një marrëveshje politike.

Para pak kohe ai i dha fund një raudi të pestë bisedimesh në Gjenevë, hera e parë që të dy palët opozitare kanë folur direkt me njera tjetrën dhe jo pëmes tij si ndërmjetës. Zoti de Mistura tha se ndërsa nuk ka patur përparime, nuk ka patur as dështime, dhe se palët zhvilluan bisedime serioze për nëntë ditë rrjesht lidhur me të gjitha çështjet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG