Lidhje

Rama-Meta: PPE të ndihmojë dialogun me opozitën


Në Shqipëri koalicioni i majtë qeverisës vendosi sot të kërkojë ndërhyrjen e së djathtës europiane për të ndihmuar në vendosjen e urave të komunikimit me opozitën shqiptare për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike. Vendimi u mor gjatë një takimit mes kryetarit të Partisë socialiste Edi Rama dhe kryetarit të Lëvizjes socialiste për Integrim Ilir Meta.

Takimi Rama - Meta në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:30 0:00

“Duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të patur besim sepse çështja e mosbesimit është evidente, dhe kjo është arsyeja pse dialogu nuk ka nisur, kemi vendosur t’i drejtohemi zyrtarisht Partisë popullore europiane ku dhe PD-ja është anëtare, që të asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjevetë lira, demokratike e të ndershme e po kështu dhe procesi i integrimit dhe i reformave të vijojë të jetë i suksesshëm”, deklaroi zoti Meta në përfundim të takimit duke saktësuar se “që sot do t’i drejtohemi presidentit të PPE zotit Doll dhe njëkohësisht dhe komisionerinit europian për Zgjerimin Johannes Hahn”, një figurë e cila gjithashtu i përket së djathtës europiane.

Për t’i dhënë një tjetër sinjal ç’tensionimi opozitës, shumica njoftoi sot se dhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, do të kërkohet gjithashtu konsensusi i opozitës. “Kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri, por pa paraqitur asnjë emër apo pa mbështetur asnjë kandidaturë, për të dialoguar dhe për të bërë përpjekje për konsensusin edhe me opozitën për çështjen e Presidentit, edhe pse kjo mazhorancë ka gati 90 vota në Parlament. Mendojmë që Presidenti duhet të jetë një figurë konsensuale ose sa më konsensuale dhe natyrisht për këtë mendojmë që është i domosdoshëm dialogu dhe bashkëpunimi me opozitën”, deklaroi zoti Meta.

Por nuk vonoi përgjigja e kreut të opozitës Lulzim Basha, e cila duket se nuk lë shtigje as për ndërhyrjen e së djathtës europiane. “Meqë këta PS dhe LSI-ja i paskan zgjidhur punët me njëri-tjetrin dhe paskan dalë me platform që do I kërkojnë PPE që të ndihmojnë negociatat, po ju them: Kërkojini ku të doni, pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Dialogu ka një objektiv. Qeveri teknike dhe mandati i qeverisë teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Ju, kundërshtarët tanë, keni një hapësirë, të uleni bashkë me ne për të përcaktuar qeverinë teknike me mbështetje të gjerë politike. Rrugë tjetër nuk ka”, theksoi zoti Basha.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG