Lidhje

Policia greke godet dy rrjete shqipare të drogës


drugs

Policia greke tha se goditi dy rrjete që merreshin me trafikun dhe shpërndarjen e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë. Sipas burimeve zyrtare të policisë greke rrjeti i parë u godit nga Policia e Atikës ku tre shqiptarë u arrestuan dhe 19 anëtarë të tjerë janë në kërkim policor.

Policia greke tha se janë bllokuar sasi marijuane, kokaine dhe heroine dhe është hetuar skema e trafikut dhe shpërndarjes së lëndës narkotike. Sipas policisë greke nga hetimet paraprake rezulton se një 38 vjecar shqiptar ishte përgjegjës për futjen e lëndës narkotike nga Shqipëria, nëpërmjet stacionit në Follorinë, kufitar me rajonin shqiptar të Korcës.

Operacioni i dytë u organizua nga Roja Kufitare e Gumenicës në bashkëpunim me zyrtarët e Drejtorisë së policisë së Janinës. Sipas policisë greke gjashtë persona u arrestuan mes të cilëve tre shqiptarë dhe të gjithë akuzohen për trafik të emigrantëve të paligjshëm dhe shkelje të Ligjit mbi Drogën. Sipas policisë greke rrjetet shqiptare dhe greke të drogës janë fuqizuar kohët e fundit prej aktivitetit të shtuar ndërkufitar dhe kombinimit të trafikut të marijuanës edhe me lloje të forta të drogës si kokainë dhe heroinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG