Lidhje

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut

  • Steve Herman

Anëtarë të Kongresit amerikan u njohën të mërkurën me dokumente tepër sekrete të administratës amerikane për Korenë e Veriut. Pheniani ka kërcënuar se do të përdorte raketa bërthamore si masë parandaluese për mbrojtjen e vendit.

Mesditën e djeshme, senatorët shkuan me autobusë për një vizitë të pazakontë në Ndërtesën e Zyrës Ekzekutive, ngjitur me Shtëpinë e Bardhë.

Atje ata u njohën me “një gamë të gjerë mundësish” për të mënjanuar kërcënimin e Koresë së Veriut, që një zyrtar i lartë i administratës e cilësoi si “shumë të rëndë”.

Senatori Chris Coons tha se takimi ishte një “qartësim” lidhur me këtë çështje. Ai tha se megjithatë, para ligjvënësve nuk ishin vënë alternativat e një zgjidhjeje ushtarake.

“Unë mendoj se është konstruktive që të kemi një bisedë dy-partiake, me pjesëmarrjen e të gjithë Senatit me udhëheqësit e administratës, me ekipin i sigurisë kombëtare dhe atë të diplomacisë,”- tha Senatori Coons.

Retorika e ashpër e cila buron si nga Pheniani, edhe nga Uashingtoni, dërgimi i flotës luftarake të marinës amerikane dhe pamjet e kohëve të fundit nga parada e Koresë së Veriut kanë ngritur shqetësime për rrezikun e një lufte.

Por analistë si Denny Roy, i Qendrës Lindje-Perëndim në Hauai, thotë se këto shqetësime janë një reagim i tepruar, për shkak se kriza me Phenianin duket se shfaqet thuajse çdo fillim pranvere:

“Kriza shfaqet gjithmonë në këtë periudhë të vitit, kur Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kryejnë manovra ushtarake masive, të cilat koreanoveriorët i shohin si kërcënim. Dhe ata u përgjigjen me deklarata shumë të fuqishme shpesh luftarake.”


Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, komandanti i forcave amerikane në Paqësor theksoi në Kongres, se mënyra më e mirë për të pakësuar tensionin në gadishullin Korean, është dërgimi atje i aftësive të duhura luftarake.

“Me çdo provë që kryen, Kim Jong Un i afrohet synimit të shpallur prej tij, përdorimin e mjeteve parandaluese me kapacitet bërthamor kundër qyteteve amerikane – dhe ai nuk ka frikë se dështon para publikut. Mbrojtja e vendit tonë është përparësia ime kryesore, prandaj më duhet t’i pranoj si të vërteta pretendimet bërthamore të Kim Jong Unë e di që kjo është aspirata e tij.”

Informimi i senatorëve ndodhi ndërsa një forcë luftarake amerikane, e drejtuar nga aeroplanmbajtësja USS Carl Vinson, u nis drejt brigjeve lindore të gadishullit korean.

Nëndetësja bërthamore amerikane “USS Miçigan” e armatosur me raketa ka mbërritur ndërkohë në portin Busad të Koresë së Jugu, një tjetër shprehje e forcës ndaj Koresë së Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG