Lidhje

Shqetësime për gjendjen në Turqi


Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Zeid Ra'ad al-Hussein, u shpreh sot i shqetësuar lidhur me arrestimet masive dhe rivendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi.

Duke folur për gazetarët në Gjenevë ai tha se asgjë nuk mund të justifikojë masat e terrorit.

"Ka shumë pak gjasa që pezullimet dhe arrestimet të jenë kryer sipas standarteve të duhura", tha Zeid Ra'ad al-Hussein pas pezullimeve më të fundit të nënpunësve civilë si dhe arrestimeve të kryera nga policia.

Duke folur për ndalimin e përfaqësuesve të shtypit turk, zoti Zeid tha se "gazetaria nuk përbën krim në Turqi, është një çështje së cilës qeveria duhet t'i kushtojë vëmendje të thellë".

Sot policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë një grup protestuesish si dhe arrestoi dhjetëra prej tyre. Protestuesit po marshonin në sheshin “Taksim” të Stambollit me rastin e ditës së 1 Majit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG