Lidhje

Udhëheqësit e BE-së të lehtësuar pas fitores së Macron-it


Supporters of French President Elect Emmanuel Macron celebrate near the Louvre museum after early results were announced in the second round vote in the 2017 presidential elections in Paris, France, May 7, 2017.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian morën frymë të lehtësuar, duke shijuar fitoren e kandidatit Emmanuel Macron në garën presidenciale të Francës.

Gazetat e kontinentit të vjetër, me frymë pro Bashkimit Evropian, përshëndetën fitoren e 39-vjeçarit ndaj kandidates të së djathtës ekstreme Marine Le Pen.

Nëse do të zgjidhej, Le Pen pati premtuar se do të nxirrte Francën nga eurozona dhe se do të hidhte në vote qëndrimin ose jo të vendit brenda Bashkimit Evropian.

Pas muajsh ballafaqimi me një valë nacionaliste populiste në të gjithë kontinentin si dhe përçarjeje politike për arsye të krizës së emigracionit, fitorja e fortë e Macronit shtron mundësinë e një fillimi të ri për Bashkim Evropian i përgatitur për të hyrë në negociata të ndërlikuara për daljen e Britanisë.

Fitorja e Macronit është përshëndetur në mbarë botën.

Presidenti amerikan Donald Trump e uroi nëpërmjet një komenti në Twitter fitoren zotit Macron, ku shkruante: "Urime Emmanuel Macronit për fitoren e tij të madhe si presidenti i ardhshëm i Francës. Pres me padurim për të punuar me të".

Zoti Trump nuk kishte mbështetur publikisht asnjë kandidat përpara zgjedhjeve, por kishte lënë të kuptohej se në përgjithësi favorizonte pikëpamjet e Marine Le Penit.

Ish kandidatja për presidente Hillary Clinton, udhëheqësi i të drejtave civile në Amerikë Jesse Jackson si dhe kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio, ishin ndër ata që përgëzuan zotin Macron dhe popullin francez për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Fitorja e Macronit u përshëndet edhe nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në një koment në Twitter shprehej se ndihej “i lumtur që francezët zgjodhën një të ardhme evropiane”

Ndërkohë një zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, përshëndeti rezultatin duke e cilësuar si një "fitore për një Evropë të fortë dhe të bashkuar".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG