Lidhje

Ish presidenti Obama mori çmimin "Profile të Guximit"


Ish presidenti amerikan Barak Obama tha të djelën se shpreson që anëtarët e Kongresit të "shohin faktet në sy dhe të thonë të vërtetën, edhe kur ajo bie në kundërshtim me qëndrimet e tyre partiake" në debatin për reformën e kujdesit shëndetësor.

Ish presidenti Obama i bëri komentet pasi mori çmimin "Profile të Guximit" që jep Fondacionit John F. Kennedy në Boston dhe disa ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projekt-ligj për të zëvendësuar ligjin e tij të kujdesit shëndetësor.

Ish presidenti Obama nuk përmendi përpjekjet e pasardhësit të tij, presidentit Donald Trump, për të shfuqizuar dhe zëvendësuar Ligjin e tij të Kujdesit Shëndetësor.

Ai tha se një gjë për të cilën demokratët dhe republikanët mund të bien dakord është se tani jetojmë në një periudhë cinizmi ndaj institucioneve.

Ish presidenti ka qëndruar larg debateve politike që nga largimi nga detyra në janar. Ai do të jetë në Milano sot dhe nesër, ku do të takohet me ish-kryeministrin Matteo Renzi dhe do të mbajë një fjalim në një samit mbi ndikimin e teknologjisë në ndryshimet klimatike dhe sigurinë ushqimore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG