Në Kosovë, autoritetet ndërkombëtare janë vënë në përpjekje për të siguruar ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, një ditë para se në parlament të hidhet për votim një mocion i mosbesimit ndaj qeverisë. Mungesa e votave për një gjë të tillë, bëri që qeveria e Kosovës ta shtyjë këtë projektligj për ditën e mërkurë, por sfidë ende mbetet sigurimi i votave të deputetëve dhe paqartësitë brenda vet koalicionit qeverisës rreth mundësisë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Facebook Forum