Lidhje

Seuli dhe Pekini bisedojnë për Korenë e Veriut


Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in, tha sot se ka në plan të dërgojë një delegacion në Pekin për të diskutuar mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe shqetësimet e Kinës rreth sistemit amerikan të mbrojtës nga raketat që po vendoset në Korenë e Jugut.

Udhëheqësit e dy vendeve zhvilluan sot një bisedë telefonike.

Zëdhënësi i presidentit Moon tha se u ra dakord mbi "qëllimin e përbashkët" të krijimit të një gadishulli Korean pa armë bërthamore. Sipas tij, presidenti Moon ka shprehur mirëkuptim për shqetësimet e Kinës rreth sistemit amerikan të mbrojtjes ndaj raketave.

Koreja e Jugut ka punuar me Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar këtë sistem që do të ndihmonte në rast të një sulmi me raketa të Koresë së Veriut. Pjesa e parë e sistemit u bë funksionale në fillim të këtij muaji ndërsa në fund të vitit pritet funskionimi i tij me kapacitet të plotë.

Por Kina e konsideron sistemin kërcënim dhe me ndikim destabilizues në rajon. Si kundërpërgjigje ndaj Koresë së Jugut, Kina ka ndërmarrë vendime që kufizojnë raportet e tyre në fushën e turizmit dhe import produktesh.

Dje në ditën e betimit të tij si president, zoti Moon tha se ishte i përgatitur të udhëhiqte një përpjekje të madhe diplomatike ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje paqësore ndaj situatës së tensionuar të sigurisë në këtë rajon.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG