Lidhje

SHBA: Komision kundër manipulimit të votave  


Presidenti amerikan Donald Trump pritet të krijojë të enjten një komision kundër manipulimit të votave, një vendim që pason pretendimin e tij të pavërtetuar se miliona njerëz votuan në mënyrë të paligjshme vitin e kaluar, çfarë i kushtoi votën popullore në zgjedhje.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se zoti Trump do të të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për ngritjen e komisionit dhe se në drejtimin e tij parashikon të emërojë nënpresidentin Mike Pence dhe Sekretarin e Shtetit të Kansasit Kris Kobach.

Zyrtarët thanë se komisioni do të shqyrtojë pretendimet për votim dhe regjistrim të paligjshëm të votuesve në të gjithë Shtetet e Bashkuara në zgjedhjet e nëntorit të kaluar.

Zoti Trump mundi demokraten Hillary Clinton, ish Sekretare e Shtetit, duke fituar votata e Kolegjit Zgjedhor. Sipas sistemit amerikan të zgjedhjes së presidentëve rezultati në çdo shtet përcakton fituesin dhe jo vota popullore në rang kombëtar.

Zonja Klinton, fitoi rreth tre milionë vota më shumë se sa zoti Trump në votimin popullor.

Zoti Trump ka deklaruar se tre deri në pesë milionë njerëz votuan në mënyrë të paligjshme në zgjedhje, duke i mohuar atij fitoren e votës popullore.

Por zyrtarët shtetërorë të zgjedhjeve në të gjithë vendin kanë thënë njëzëri se në zgjedhjet e 8 nëntorit, fenomeni i mashtrimit me votat nuk pati përhapje të gjerë, megjithëse kishte raportime për një numër të vogël rastesh të votimit të paligjshëm, siç ishte votimi dy herë në shtete të ndryshme.

Raportime ka patur edhe për përdorim të listave të pakorigjuara të votuesve, ku figuronin emra njerëzish të vdekur ose të shpërngulur në shtete të tjera. Megjithatë, nuk pati asnjë të dhënë se listat e pakorigjuara luajtën ndonjë rol të rëndësishëm në votime.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se komisioni do të përbëhet nga republikanë e demokratë, zyrtarë aktualë apo ish zyrtarë që janë marrë me zgjedhjet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG