Lidhje

Delegacioni i Kongresit amerikan viziton Maqedoninë, Shqipërinë


Një delegacion i Përfaqësuesve të Kongresit amerikan vizitoi sot Maqedoninë ku bisedoi me përfaqësues së institucioneve për procesin ur me formimin e qeverisë dhe për nevojën e forcimit të ligjit.

Delegacioni dypartiak, i drejtuar nga kongresmeni Bob Goodlatte, kryetar i Komisionit juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, u takua me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, me deputetë dhe prokuroren speciale Katica Janeva, si edhe me me ministrin e mbrojtjes Zoran Jolevski dhe ministrin për punë të jashtme Nikolla Poposki.

Vizita është pjesë e një turneu rajonal për të diskutuar çështje të ndryshme të Ballkanit.

Dje delegacioni ishte në Shqipëri, ku nënvizoi partneritetin strategjik midis ShBA dhe Shqipërisë, rëndësinë e reformës në drejtësi për vendin, dhe çështje rajonale.

Anëtarët e Kongresit u takuan me Presidentin Bujar Nishani, presidentin e zgjedhur Ilir Meta, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Anëtarët e delegacionit i nxitën palët për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, si dhe për të vazhduar punën e vështirë të demokracisë. Ata theksuan rëndësinë që partitë të marrin pjesë në procesin demokratik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG