Lidhje

Maqedoni, problemet e pushtetit vendor


Maqedoni, problemet e pushtetit vendor
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:25 0:00

Maqedoni, problemet e pushtetit vendor

Kriza politike në Maqedoni është reflektuar edhe në pushtetin vendor: sot u skadon mandati kryetarëve të komunave dhe ata nuk mund ta kryejnë detyrën nëse nuk u zgjatet mandati deri në zgjedhjet e reja vendore. Në një diskutim që kryetari i parlamentit zhvilloi sot me disa prej partive, është propozuar që zgedhjet vendore të mbahen në pjesën e parë të muajit tetor.

Nga dita e sotme, kryetarët e komunave të Maqedonisë nuk kanë autorizim; atyre u skandon mandati dhe nëse parlamenti nuk arrin një zgjidhje të shpejtë për vazhdimin e mandatit deri në zgjedhjet vendore, 83 komunat e vendit do të përballen me probleme serioze: mungesë furnizimesh, pamundësi për pagesat e ndërmarrjeve vendore që kujdesen për rrugët dhe infrastrukturën e qyteteve. Shkollat, kopshtet e fëmijëve, po ashtu nuk do të mund të funksiononin.

Maqedoni, problemet e pushtetit vendor
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:25 0:00

Autoritetet shtetërore nuk arritën të shpallin një datë të zgjedhjeve vendore për shkak të krizës politike, sidomos në këto dy tre muajt e fundit.

Kryetari i ri i parlamentit, Talat Xhaferi thirri sot një takim me përfaqësues të partive kryesore politike për të gjetur një zgjidhje, përkatësisht për t’ua zgjatur mandatin kryetarëve të komunave deri në zgjedhjen e këshillave komunalë dhe të kryetarëve të komunave pas zgjedhjeve vendore. Periudha më e përshtatshme për zgjedhjet vendore parashikohet pjesa e parë e muajit tetor. Por për këtë duhen ndryshime të kodit zgjedhor. Partia VMRO-DPMNE, e cila nuk e njeh legjitimitein e zotit Xhaferi, e bojkotoi takimin edhe pse më parë kishte paralajmëruar se do të merrte pjesë për shkak të rëndësisë së çështjes.

Lidhja Social Demokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare shpresojnë se seanca që do të thirret për ndryshimet e kodit zgjedhor, nuk do të shndërrohet në një debat që do të zvarritet për qëllime politike dhe partiake.

Ministrja e Pushtetit Vendor Shiret Elezi u ka bërë thirrje të gjitha partive që të angazhohen për gjetjen urgjente të një zgjidhjeje, sepse, siç shkruan ajo në një komunikatë, nuk duhet lejuar që kriza politike ta minojë procesin e decenralizimit të pushtetit. Duhet pasur parasysh para së gjithash interesin e qytetarit si taksapagues që t’i marrë me kohë shërbimet dhe që ato të jenë sa më cilësore, shprehet ministrja e qeverisë teknike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG