Lidhje

Parku Kombëtar i Kepit të Kodit


Miliona njerëz joshen çdo vit nga peizazhet magjepsëse nga toka dhe deti të Kepit të Kodit, në shtetin verilindor të Masaçjusesit. Gadishulli në formë grepi që ka dalje në Oqeanin Atlantik njihet për bukuritë e tij dhe jetën e egër të larmishme, si në tokë, ashtu dhe në det. Kjo ishte ndalesa e radhës e aventurierit Mikah Meyer, i cili ka ndërmarrë misionin për të vizituar 411 pikat turistike në Shtetet e Bashkuara.

Me më shumë se 130 plazhe me rërë, këneta, pellgje dhe një jetë të egër të larmishme, është lehtësisht e kuptueshme pse miliona njerëz vizitojnë çdo vit Kepin e Kodit. Rreth 178 kilometra katrorë të këtij gadishulli janë pjesë e Shërbimit të Parqeve Kombëtare.

Në kodrat që ngrihen mbi plazhin me një shtrirje prej 65 kilometrash ka shumë shtigje për hiking, të aventurieri Meyer u argëtua duke i hulumtuar. “Shëtitëm me makinë në gjithë kepin, përgjatë një rripi të hollë rëre, pjesa dërrmuese e të cilit cilësohet pasuri kombëtare. E pabesueshme si ka mbijetuar, është thjesht rërë”, thotë Mikah.

Së bashku me shokun e tij të udhëtimit, Andyn, ai kaloi disa çaste edhe në plazh. “Në vetëm 30 minuta që qëndruam në plazh pamë pesë-gjashtë foka... Ramë në dashuri me to!”, shton ai. Popullsia në rritje e fokave është arsyeja pse në ujrat e Kepit të Kodit po shtohet numri i peshkaqenëve të bardhë. Ka gjithashtu balena që cilat notojnë larg bregut.

Kepi i Kodit është vetëm 112 kilometra larg Bostonit, por Mikahs iu duk sikur ishte në fund të botës. “Ngjyrat fantastike të barit, pemëve dhe moçalishtet... Ishte një botë krejt tjetër. Ne vinim nga Bostoni, ku çdo moment zhurma dhe trafiku na tmerroheshim. Si nata me ditën”, thotë Meyer. “Nuk ka as zhurmë, as trafik. Është një strehë e qetë ku mund të shijosh disa çaste paqeje, përpara se t’i rikthehesh udhëtimin”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG