Lidhje

Në kërkim të jetës në Mars


This color view of the parachute and back shell that helped deliver NASA's Curiosity rover to the surface of the Red Planet was taken by the High-Resolution Imaging Science Experiment (HiRISE) camera on NASA's Mars Reconnaissance Orbiter.

Eksplorimi i Marsit nuk ka ecur pa pengesa, por kjo nuk i ka dekurajuar shkencëtarët në përpjekjen për të gjetur nëse në planetin e kuq ka patur ndonjëherë jetë. Nëse vërtetohet kjo, atëherë do të nënkuptohet se nuk jemi të vetëm në universin e pafund. Shkencëtarët në Agjencinë Evropiane të Hapësirës, ESA, kanë vazhduar përpjekjet e tyre megjithë rrëzimin e sondës vjet dhe tani po përgatisin një sondë tjetër për të filluar kërkimet për gaze që lidhen me ekzistencën e jetës.

Vitin e kaluar etapa e fundit e misionit të përbashkët ESA-Roscosmos në Mars nuk përfundoi mirë. Sonda Schiaparelli u rrëzua pa dërguar asnjë sinjal deri më sot.

Por mjeti “Trace Gas Orbiter”, ende funksionon më së miri. Pas testimit të instrumenteve, shkencëtarët tani po përgatiten për të filluar kërkimet për burime metani dhe gaze të tjera në sipërfaqen e Marsit nga një distancë prej 400 kilometrash. Jorge Vago është me projektin ExoMars.

“Do të jetë e shumë e vështirë që të përcaktojmë nëse është aktiviteti gjeologjik apo biologjik që shkakton gazin metan.”

Misioni kërkon manovra komplekse pasi mjeti fluturon me shumë shpejtësi dhe duhet ngadalësuar për të bërë skanim të sipërfaqes marsiane. Po ashtu duhet ndryshuar edhe orbita e fluturimit nga eleptike në rrethore.

Në përpjekje për të ruajtur lëndën djegëse, shkencëtarët vendosën të shfrytëzojnë forcën e fërkimit nga atmosfera e Marsit për të ngadalësuar mjetin hapësinor.

Silvia Sangiori është zëvendës menaxhere e operacioneve.

“Llogaritë duhen bërë mirë për t’u siguruar që mjeti nuk dëmtohet nëse kalon në atmosferë më të dendur.”

Mjeti duhet të fillojë të dërgojë të dhënat e para mbi substancat e gazta të Marsit para fundit të vitit.

Ndërkohë inxhinierët nga agjencitë evropiane dhe ruse të hapësirës po punojnë për ndërtimin e sondës eksploruese që duhet të shkojë në vitin 2020 në Mars, ndërkohë që përpiqen të piketojnë vendin më të përshtatshëm për zbritjen e saj. Jorge Vago është shkencëtar me projektin ExoMars.

“Duam të gjejmë një zonë ujë në formë të lëngshme qindra miliona vite më parë, por të ketë qenë ujë në rrjedhje të ngadaltë njëlloj sikurse kanalet në Amsterdam.”

Shkencëtarët mendojnë se kushtet në sipërfaqen e Marsit miliarda vite më parë ishin të ngjashme me kushtet në Tokë në kohën kur këtu filloi të shfaqej jeta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG