Lidhje

Sulmohet ish-ministri maqedonas i shëndetësisë


Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedoinisë, Nikolla Todorov ka qenë në shënjestër të një sulmi me armë zjarri, të enjten në drekë para ndërtesës së ministrisë. Megjithatë, atentati nuk pati sukses.

Burime policore u kanë thënë mjeteve të informimit se sulmuesi Lupço S. (1957) nga një fshat i Velesit kishte shtënë dy herë me revole ndaj ish-ministrit, por në incident nuk pati të lënduar. Sulmuesi është kapur menjëherë nga truprojet e z. Todorov dhe ai ndodhet në një prej stacioneve të policisë në Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme thotë se ende nuk dihen motivet e sulmit.

Zoti Todorov po shkonte në ministri për t’ia dorëzuar zyrën ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Taravari.

Qeveria e re e Maqedonisë u miratua me 62 vota për, 44 kundër dhe pesë abstenime pas një debati dy ditësh në parlament.

Formimi i qeverisë së re pritet t'i jap fund krizës politike që e ka mbajtur vendin pa qeverisje funksionale që nga viti 2015. Pas krizës që pasoi një aferë përgjimesh të qeverisë së ish kryeministrit Nikola Gruevski. Partia e këtij të fundit ishte në pushtet që nga viti 2006.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG