Lidhje

Një udhëtim me biçikletë përgjatë Evropës Lindore


Një udhëtim me biçikletë përgjatë Evropës Lindore
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:28 0:00

Një ish-gazetar i Zërit të Amerikës ka botuar së fundmi një libër ku përshkruan udhëtimin e tij me biçikletë përgjatë Evropës Lindore. Barry Wood, njohës me përvojë i këtyre vendeve, është autor i librit të ri anglisht “Duke eksploruar Evropën e re”. Në një intervistë me kolegun tonë Ilir Ikonomi, ai flet për Shqipërinë, mundësitë dhe sfidat e saj.

Ky është Barry Wood dhe kjo është biçikleta, me të cilën ai udhëtoi nëpër të gjithë Evropën Lindore. Rezultat i aventurës së tij është libri “Duke eksploruar Evropën e re – Një udhëtim me biçikletë”. E filloi në brigjet e Detit Baltik dhe e përfundoi në Shqipëri, në Durrës.

Një udhëtim me biçikletë përgjatë Evropës Lindore
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:28 0:00

Barry Wood e ndërmori udhëtimin me një qëllim të qartë në mendje:

“Më lindi ideja për të treguar se si ka ndryshuar gjendja e njerëzve të thjeshtë gjatë tranzicionit të madh nga komunizmi në kapitalizëm. I kisha vizituar më parë kryeqytetet e këtyre vendeve dhe e dija ç’mendonin politikanët e tyre. Por nuk e dija se ç’thoshin dhe ç’bënin njerëzit e zakonshëm atje. Mund të kisha udhëtuar me autobus ose me tren, por nuk do të kisha takuar dhe aq shumë njerëz. Kështuqë, përfundimisht, zgjodha biçikletën.”

Shqipëria ishte stacioni i fundit i udhëtimit. Barry Wood thotë se Shqipëria është vend shumë malor, prandaj ata që dëshirojnë ta përshkojnë me biçikletë, duhet të kenë këmbë të forta.

“Çdo njeri që ka udhëtuar me biçikletë në Shqipëri e di që këtu ka male të larta. Lord Bajroni ka folur për malet e larta në vitin 1820. Malet ishin të bukura në atë kohë, por nuk kishte rrugë. Sot, të paktën ka rrugë dhe shtigje. Vetëm se duhet të kesh këmbë të forta. Pra, duhet të lodhesh shkumë për t’iu ngjitur këtyre maleve. Dhe, shumë njerëz nuk e kuptojnë se është po aq e vështirë të zbresësh, sepse duhet të frenosh shpesh dhe të ruash kontrollin.”

Barry Wood thotë se gjatë udhëtimit nëpër Shqipëri ai pati rast të bisedojë me shumë njerëz:

“Mendoj se tek shqiptarët ka një traditë për të bërë biznes, të cilën mes sllavëve unë e gjej vetëm tek polakët. Në Shqipëri njerëzit punojnë së bashku dhe janë gjithnjë në lëvizje. Në mendjen time, shqiptarët janë vazhdimisht në lëvizje. Ata i bëjnë gjërat me sukses dhe merren shumë me ndërtime. Kur zelli që ata kanë kombinohet me sundimin e ligjit, atëherë suksesi i tyre nuk mungon.”

Ekonomikisht, thotë gazetari, vendet si Shqipëria kanë bërë përparim, por ato kanë nevojë për qartësi në rrugën që duhet të përshkojnë:

“Po të masësh arritjet nga koha kur filloi transformimi e deri më sot, Shqipëria ka përshkuar një rrugë mjaft mbresëlënëse. Ajo ka patur rritje nga 4 deri në 7 për qind, pastaj ka rënë në 3 për qind, por ka qenë një ritëm pozitiv gjatë gjithë këtyre viteve dhe ndryshimeve. Por mendoj se problemi i vërtetë është se ato vende të Evropës juglindore që ende nuk janë në Bashkimin Evropian, e që përfshijnë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë kanë nevojë për një plan, kanë nevojë për një projekt të rrugës që duhet të përshkojnë.”

“Njerëzit kanë nevojë për mundësi, ata duan para. Nëse kthehemi dhe rikujtojmë vitin 1991, njerëzit shkuan në Itali për të kërkuar punë. Magneti që i tërhoqi ata në atë kohë, Gjermania, Italia apo Greqia, ende mbetet i tillë.”

“Sidoqoftë, nuk ka dyshim se Shqiptarët janë aktivë, nuk janë njerëz pasivë. Këta njerëz lëvizin.”

Korrupsioni është problem, thotë Barry Wood. Por ai e sheh atë si tipar në të gjithë Ballkanin.

“Korrupsioni është një sfidë e madhe, sidomos në Ballkan. Kudo në Ballkan, njerëzit kanë nevojë të kryejnë punë dhe shpesh paguajnë për favore në mënyrë që të mbarojnë punë. Kjo ndodh shpesh.”

Barry Wood i përmbledh me këto fjalë përshtypjet e tij:

“Më pëlqen Shqipëria. Më pëlqejnë shqiptarët. Më pëlqen Hotel Rogneri. Mendoj se kuzhina është fantastike dhe fshati është jashtëzakonisht i bukur. Unë ndihem si në shtëpinë time në secilin nga vendet që vizitova, me një ose dy përjashtime. Por për mua, Shqipëria është e mrekullueshme.”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG