Lidhje

Rusia bëhet gati për kampionatet e FIFA-s


Entuziazmi në Rusi po shtohet, ndërsa përgatitet që të mbajë për herë të parë Kupën e Konfederatave të FIFA-s këtë muaj. Kampionati që mbahet nga 17 qershori deri më 7 korrik, shihet si provë për Rusinë kur të organizojë kampionatin botëror. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Moskë, Daniel Schearf njofton.

Futbolli rus po bën përgatitje ndërsa vendi është në prag të Kupës së Konfederatave të FIFA-s në qershor dhe më pas Kampionatin Botëror në vitin 2018.

“Sigurisht që nuk është vetëm përgatitja e ekipeve për Kupën e Konfederatave, por gjendja e stadiumeve, logjistika, gjendja e hoteleve, aeroporteve e gjithë infrastruktura e ndërtuar për këtë qëllim”.

Por zëvendës guvernatori i Shën Peterburgut u arrestua për rryshfete dhe shpërdorimin e miliona dollarëve të lidhura me ndërtimin e stadiumit në qytet. Revista për futbollin, Josimar njoftonte për përdorimin e krahut të detyruar të punës së koreano-veriorëve, gjë që autoritetet e kanë mohuar.

Stadiumi i Shën Peterburgut me një çati dhe fushë të lëvizshme, kushton mbi 780 milionë dollarë ndër më të shtrenjtët në botë.

"Kostoja e ndërtimit është shumëfishuar dhe nuk përputhet me realitetin. Nëse sheh disa nga stadiumet evropiane që kushtojnë disa herë më pak, do ta dallonit menjëherë ndryshimin”.

Futbolli rus ka pasur shumë vështirësi dhe jo vetëm për t’u bërë pjesë e arenës botërore.

Por entuziazmi është rritur pasi ekipi Spartak i Moskës, për herë të parë në 16 vjet fitoi kampionatin e Rusisë në maj.

“Kampionati u fitua dhe ka një qëndri pozitiv ndaj klubit. Por gjëja më e rëndësishme tani është Kupa e Konferederatës.”

Për të siguruar mbështetje për lojrat e qershorit dhe kampionatin e vitit të ardhshëm, ekipet e të rinjve luajtën në një kampionat miqësor pranë Moskës.

"Kupa e Konfederatave do të tregojë sesa gati jemi. Shpresoj që ekipi ynë të japë maksimumin me përkrahjen e tifozëve dhe do të përpiqet me të gjitha forcat."

Ambasadat e tetë vendeve që marrin pjesë në Kupën e Konfederatave, mbështetën vendet e tyre Embassies of the eight countries competing in the Confederations Cup supported the teams.

"Atmosfera po elektrizohet. Dhe sigurisht është një provë për kampionatin botëror vitin e ardhshëm. Prandaj ne presim me padurim si Kupën e Konfederatave në qershor ashtu edhe kampionatin vitin e ardhshëm”.

Kupa e Konfederatave do të jetë një prove si për ekipet, ashtu edhe organizatorët dhe vetë qytetet për të parë se sa gati është Rusia për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG