Lidhje

Fortesat amerikane, objekte të trashëgimisë historike


Eksploruesi i parqeve kombëtare viziton fortesat amerikane
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:10 0:00

Vizitori i parqeve kombëtare, Mikah Meyer, zbulon historinë amerikane përmes udhëtimeve në disa nga fortesat e bregdetit juglindor të Shteteve të Bashkuara. Falë mbrojtjes së perlave të Shërbimit të Parqeve Kombëtare, Mikah thotë se ka mësuar shumë rreth së shkuarës së pasur dhe plot ngjyra të vendit të tij.

Një nga ndalesat e para për vizitorin e parqeve, Mikahn, gjatë udhëtimit të tij përmes pjesës juglindor të Shteteve të Bashkuara ishte një fortesë e famshme pranë Charlestonit, në Kaliforninë e Jugut.

Eksploruesi i parqeve kombëtare viziton fortesat amerikane
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:10 0:00

“Kjo është Fortesa e Samtërit, vendi nga ku u shkrep arma e parë që paralajmëroi Luftën Civile amerikane dhe gjithashtu vendi ku u shënua edhe humbja e parë e kësaj lufte”.

Pas një dhjetëvjeçari tensionesh kulturore dhe ekonomike midis Veriut dhe Jugut, pikërisht këtu, në portin e Çarlstonit, në 12 prill të vitit 1861, ushtria e Jugut hapi zjarr e para, duke shënuar fillimin e Luftës Civile.

“Kjo është një mortajë me diametër 25 centimetër. Me një armë të tillë u qëllua plumbi i parë i luftës.”

“Ja ku duket Çarlstoni, përtej asaj urës. Gjatë një periudhe të luftës ky qytet ishte nën rrethim për 17 muaj. Kishte topa që mund të qëllonin nga këtu në fortesë deri te qyteti i vjetër."

Në parkun kombëtar historik Charles Pinckney, gjithashtu në Karolinën e Jugut, Mikah mësoi për një ndër autorët dhe sigluesit e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.

“Disa e quajnë “babai i harruar i kombit”, por Pinckney ka qenë një figurë politike e Amerikës së hershme. Ai ndihmoi t’i jepte dokumentit që u bë Kushtetuta”.

Shërbimi i Parqeve Kombëtare ndihmon në ruajtjen e territoreve që dikur ishin plantacione, për të rrëfyer përmes ekspozitash se si shtjellohej jeta në vitet 1700 në këto plantacione si për banorët e lirë, ashtu edhe për skllevërit.

Në Karolinën e Jugut, Mikah vizitoi edhe monumentin kombëtar të Epokës së Rindërtimit, një vend i shpallur turistik nga ish presidenti Barack Obama. Aty dokumentohet historia e periudhës pas Luftës Civile.

“Në Çarlston, në Karolinën e Jugut, ka tre pika turistike ku, ose rrëfehet historia e krijimit të Amerikës, ose përpjekjet e Amerikës për të formuluar identitetin e saj”.

Rrugës për në Xhorxhia, Mikah ndaloi në monumentin kombëtar të Fortesës Pulaski. E ndërtuar në vitin 1861, kjo fortesë ishte një nga objektet më të përparuara për sa i përket teknologjisë së mbrojtjes për atë periudhë.

“Fortesa është e rrethuar nga të katërta anët me kanal uji. Thjesht ky element e bën këtë objekt fantastik, pasi kam vizituar shumë fortesa të tjera që nuk rrethohen me kanal!”

Në fortesën Frederica në ishullin St. Simons, Mikah vizitoi rrënojat e një vendbanimi të shekullit të 18-të ku dikur lulëzonte jeta.

Në Rezervatin Ekologjik dhe Historik të Timucuanit ((TIM-oh-quan)) në Xheksonvill të Floridës, Mikah mësoi se gocat e detit që i gjen me bollëk në këtë vend ofronin një sasi të vazhdueshme proteine për banorët autoktonë të Amerikës. Si dhe lëndë të parë për ndërtimin e banesave të tyre, të cilat i kanë rezistuar kohës.

“Kasollet janë ndërtuar nga guaskat e gocave të detit dhe minerale të tjera, të cilat kur përzihen krijojnë një lëndë të ngjashme me tullën.”

Mikah bëri një vizitë të shpejtë edhe në Castillo de San Marcos, ku pati mundësinë të shijonte nga afër edhe një shfaqje si dhe një kala shumë më të vogël, atë të Matanzas.

Mikah tha se nuk ka rëndësi nëse pikat turistike ku shkon janë të mëdha apo të vogla. Ato gjithmonë e bëjnë të kuptojë dhe të vlerësojë përpjekjet e Shërbimit të Parqeve në ruajtjen e thesareve kombëtare, që të gjithë t’i shijojnë dhe të mësojnë përmes tyre historinë e Amerikës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG