Lidhje

Zgjedhjet në Shqipëri, shtohen vëzhguesit


Në Shqipëri, sa vjen e rritet numri i vëzhguesve vendas e të huaj për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Deri tani janë regjistruar rreth 500 vëzhgues të pavarur, pa përfshirë këtu vëzhguesit partiakë, të cilët edhe ata pritet të jenë më të shumtë sivjet.

KQZ miratoi sot pjesëmarrjen e grupeve të reja të vëzhguesve afatshkurët nga asambleja parlamentare e OSBE-së dhe organizatave vendase.

Regjistrimet e sotme e ngritën në afro 500 numrin e vëzhguesve të pavarur vendas e të huaj, pa përfshirë këtu qindra vëzhgues të partive në zgjedhjet e 25 qershorit.

Zgjedhjet ne Shqiperi - shtohen vezhguesit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:19 0:00

Fushata zgjedhore ka përfshirë gjithë vendin edhe zyrtarisht, ndonëse faktikisht, sipas vëzhguesve ajo ka nisur 6 muaj më parë, edhe për shkak të zgjatjes së krizës politike dhe shtyrjes së datës së zgjedhjeve.

Koalicioni vëzhguesve vendorë, një bashkim shoqatash me përvojë shumëvjeçare, publikoi sot një raport mbi ecurinë e deritanishme të fushatës.

Një nga drejtueset e këtij koalicioni, Gerta Meta, thotë se deri tani kryetarët e partive po shkëmbejnë batuta mes tyre, dhe nuk po dëgjojnë qytetarët, nuk po shpalosin programe konkurruese, madje nuk po shpalosin as cilësitë e kandidatëve të tyre.

Drejtuesit e partive kryesore e kanë nisur fushatën muaj më parë, dhe, sipas vlerësimeve që kanë mbledhur vëzhguesit në terren, shumica e të anketuarve mendojnë se deri tani kjo është një fushatë e kryetarëve dhe jo e qytetarëve, të cilët ftohen vetëm për të duartrokitur në një fushatë, ku nuk po ballafaqohen apo nuk shpjegohen platforma qeverisëse, por vetëm po hidhen premtime të pathjeshtuara dhe të paargumentuara.

Vëzhgimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit do të ketë sivjet një veçanti kurioze si nga ana e subjekteve ashtu edhe nga shoqëria civile për shkak të garimit individual të partive pa koalicione.

Mungesa e koalicioneve do të shumëfishojë vëzhguesit partiakë në procesin zgjedhor, sepse çdo subjekt do të dërgojë vëzhguesit e vet edhe gjatë votimit edhe gjatë numërimit, pra do të ketë një fluks shumë madh vëzhguesish.

Kështu, thonw ata, për herë do të shmanget shqetësimi i partive të vogla se votat e tyre keqadministrohen apo vidhen nga dy partitë e mëdha.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG