Lidhje

Londër, në lagjet ku jetonin autorët e sulmeve


Policia britanike ka identifikuar tre autorët e sulmit të së shtunës pranë Urës së Londrës, që shkaktoi vdekjen e shtatë vetëve. 27 vjeçari Khuram Shazad Butt, 30 vjeçari Rachid Redouane dhe 22 vjeçari Youssef Zaghba, jetonin në lagjen Barking në Londrën lindore. Siç njofton Henry Ridgwell, banorët e lagjes janë të tronditur dhe shqetësimi mes tyre është rritur nga fakti se ekstremistët ishin në gjendje të vepronin pa u diktuar as nga shërbimet e zbulimit dhe as nga komuniteti mysliman vendës.

Barking është mishërimi i Londrës së larmisë kulturore. Por kjo zonë është tronditur nga lajmet se sulmi terrorist i së shtunës u krye nga pjesëtarë të këtij komuniteti.

Njëri prej tyre, 27 vjeçari Khuram Shazad Butt jetonte në një apartament të kësaj lagjeje me të shoqen dhe dy fëmijët.

((HENRY RIDGWELL, VOA NEWS)) ((STANDUP VERSION))

((NARRATOR)) ((ALTERNATE VERSION))

Një banore thotë se ishte ankuar tek policia për të dyshuarin para dy vjetësh, pasi ai u përpoq të bindte të birin që të konvertohej në myslimanizëm, kur po luante me fëmnijët në një park aty pranë.

Banorët e zonës që e njihnin thonë se Butt kishte qenë anëtar i xhamisë Jabir Bin Zayd aty pranë, por ishte përzënë pas një përplasjeje me imamin. Udhëheqësit e komunitetit thonë se xhamitë e kanë dënuar sulmin.

((Mukhlesur chowdhury, Redaktor i Gazetës “BanGLADESH WORLDWIDE”))

“Të gjithë udhëheqësit e komunitetit, të gjitha autoritetet e xhamive thane se dënojnë këdo që kryen terrorizëm. Dhe ata janë të shqetësuar, ashtu si edhe anëtarët e komunitetit sepse kjo i dëmton, është negative për ta”.

((NARRATOR))

Përballë xhamisë, flamuri britanik është ulur në gjysmë shtizë në shkollën Saint Margaret të Kishës së Anglisë. Aty pranë ndodhet tempulli Sikh Gurdwara i Londrës. Banorët e lagjes Barking i thanë Zërit të Amerikës se anëtarët e të gjitha feve jetojnë së bashku në harmoni. Por shumë janë të tronditur.

((GIUSEPPE FRISENDA, Banor lokal )

“Të them të vërtetën, kam frikë të shkoj në stacion tani. Nuk shkon dot as tek autobusi nga frika”.

((NARRATOR))

Komunitetet myslimane hedhin poshtë çdo lidhje me sulmin e së shtunës. Shumë prej tyre druhen se do të ketë reagim kundër fesë së tyre.

((MOHAMMED ZAKI, banor lokal))

“Është një ambjent shumë miqësor, banorët janë miqësorë. Dhe nuk ka esktremizëm. Është e papranueshme që vetëm myslimanët vihen në shënjestër, jo vetëm në Britani, por në gjithë botën. Prandaj duhet të mësojnë se myslimanët po masakrohen në gjithë botën. Pra si ka mundësi që vetëm myslimanët qenkan njerëz të këqinj dhe të tjerët të mire”.

((NARRATOR))

Shërbimet e zbulimit thonë se dy autorët që u identifikuan në fillim ishin të njohur për ta, por nuk kishte prova që po përgatisnin një sulm.

Autoritetet po hetojnë nëse anëtarë të tjerë të komunitetit e dinin që ata ishin ekstremistë apo nëse e kishin fshehur. Udhëheqësit myslimanë mohojnë çdo lidhje me terroristët dhe këmbëngulin se po bashkëpunojnë plotësisht me policinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG