Lidhje

Haley kritikon Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB


Ambasadorja amerikane në Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka paralajmëruar se administrata e Presidentit Trump mund të tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, nëse kjo organizatë e Kombeve të Bashkuara nuk ndërmerr reforma të nevojshme.

Në një fjalim të rreptë në hapje të sesionit tre javor të këshillit, zonja Haley i kujtoi grupit se duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit.

“Sikurse e dini, Shtetet e Bashkuara po e shohin me vëmendje këtë këshill dhe pjesmarrjen në të. Ne shohim disa fusha për forcim të ndjeshëm”, u shpreh ambasadorja.

Zonja Haley është ambasadorja e 29-të amerikane në Kombet e Bashkuara dhe e para që adreson Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Mesazhi i saj i ashpër dhe i qartë mbizotëroi në këshillin 47 anëtarësh.

Ajo kritikoi forumin për të drejtat e njeriut për atë që ajo e cilësoi si standard i dyfishtë të aplikuar ndaj Izraelit. Si shembull, ajo theksoi se këshilli asnjëherë nuk kishte miratuar një rezolutë që dënon Venezuelën për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut.

“Dhe megjithatë, (këshilli) miratoi pesë rezoluta të njëanshme në mars kundër një vendi të vetëm, Izraelit. Është thelbësore që ky këshill të trajtojë paragjykimet e njëanëshme kronike anti-izraelite nëse do të ketë besueshmëri”,u shpreh ajo.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë vende aleate. Prej kohësh Uashingtoni ka argumentuar se këshilli fokusohet padrejtësisht në shkeljet e supozuara të të drejtave të njeriut, përfshi trajtimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Rripin e Gazës.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley tha gjatë një takimi të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të kësaj organizate, se asnjë vend që shkel të drejtat e njeriut nuk duhet të lejohet të jetë pjesë e këtij këshilli.

Duke folur të martën në një forum në Gjenevë të Zvicrës, zonja Haley u tha kolegëve të saj ambasadorë se Shtetet e Bashkuara po "shohin me kujdes" pjesëmarrjen në këshill dhe vlerësojnë se në disa fusha është e nevojshme kryerja e reformave të rëndësishme.

Ajo njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë një takim më vete për Venezuelën ku siç tha ambasadorja Haley, situata e të drejtave të njeriut po përkeqësohet me shpejtësi. Sipas ambasadores Nikki Haley Venezuela është shembulli i një vendi që nuk duhet të jetë në këshill derisa situata atje të përmirësohet.

"Të qënit anëtar i këtij këshilli është një privilegj dhe asnjë vend që shkel të drejtat e njeriut duhet të lejohet të jetë pjesë e tij. Është e vështirë të pranosh që ky këshill kurrë nuk e ka konsideruar miratimin e një rezolutë për Venezuelën ndërsa ka miratuar deri tani pesë rezoluta të njëanshme në muajin mars kundër një vendi të vetëm, Izraelit”, u shpreh zonja Haley.

Ambasadorja amerikane e cilësoi “thelbësore që këshilli t’i japë zgjidhje paragjykimit të tij kronik kundër Izraelit, në funksion të besueshmërisë".

Gjatë fjalës së saj zonja Haley shprehu gjithashtu ngushëllimet autoriteteve Britanike në emër të Shteteve të Bashkuara, lidhur me sulmin e fundit terrorist në urën e Londrës duke garantuar mbështetje dhe vendosmëri në luftën kundër ekstremizmit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG