Lidhje

Fushatë për PDIU-në, arrestohet një polic


Në Shqipëri një punonjës policie u arrestua në flagrancë në Dibër ndërsa një efektiv i Gardës së Republikës u shkarkua nga detyra, pasi rezultoi se ishin përfshirë në aktivitete elektorale të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU.

Punonjës i policisë Demir Deda, i cili ushtronte funksionet në Portin e Durrësit, përfundoi në pranga pasi u përfshi në një konflikt me disa simpatizantë të Partisë demokratike në Dibër. Forcat e policisë të cilat shkuan në vendngjarje gjetën në mjetin e drejtuar nga Deda edhe armën që ai mbante si pasojë e të qenurit punonjës policie, ndërkohë që një automjet tjetër shoqërues ishte veshur me logot e PDIU-së. Deda u arrestua nën akuzën e “Shpërdorimit të autoritetit policor”.

Me të njejtën akuzë u lirua nga detyra me kërkesë të Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, edhe efektivi i Gardës Florian Lala, i cili kishte marrë pjesë në një aktivitet të PDIU-së po në Dibër.

Në një deklaratë për të dy episode, Ministrit Demiraj, u bëri “thirrje të gjithë subjekteve politike të shmangin incidentet, të respektojnë ligjin duke mos angazhuar në fushatë persona të cilëve iu ndalohet një aktivitet i tillë dhe të mbajnë larg aktivitetit elektoral persona me rekorde kriminale, pasi do të ketë tolerancë zero”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG