Në Kosovë, ndodhet për vizitë një delegacion i shtetit amerikan të Iowa-s, në kërkim të rrugëve për forcimin e bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Kosova dhe Iowa kanë nënshkruar marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi posaçërisht në fushën ushtarake, ku që nga viti 2011 Garda Kombëtare e Iowa-s ka zhvilluar ushtrime dhe trajnime të ndryshme, me qëllim rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Facebook Forum