Lidhje

Udhëheqësit evropian në mbështetje të Marrëveshjes së Parisit


G
G

Krerët e Europës, të angazhuar me Traktatin e Parisit para samitit të G-20

Krerët e shteteve europiane theksuan angazhimin e tyre për traktatin e klimës së Parisit të enjten, pavarësisht nga vendimi i Amerikës për t’u tërhequr nga marrëveshja, përpara takimit të të radhës së G20-ës.

Pas takimit të sotëm në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel, u tha gazetarëve se vendet pjestare të G20-ës janë të angazhuara të respektojnë marrëveshjen e Parisit për klimën dhe do të diskutojnë për të muajin e ardhshëm në takmin e G-20-ës..

"Na vjen keq, flas të paktën për Gjermaninë, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të dilnin nga marrëveshja”, u tha zonja Merkel gazetarëve. "Por në takimin tonë ne pa dyshim do të trajtojmë edhe ndryshimet klimatike.”

Presidenti francez Emmanuel Macron mbështeti deklaratat e kancelares Merkeli, duke u shprehur se krerët e shteteve të Europës kishin “rikonfirmuar angazhimin e tyre serioz ndaj traktatit të Parisit".

Presidenti Macron shtoi se, sidoqoftë, "nuk ka asnjë vlerë të izolosh një shtet”. Kancelarja Merkel foli gjithashtu për rëndësinë që ka qëndrimi i Shteteve të Bashkuara në këtë grupim prej 20 shtetesh”.

Presidenti Donald Trump njoftoi muajin e kaluar se Shtetet e Bashkuara do të dilnin nga Marrëveshja e Klimës së Parisit, që synon të ulë çlirimin e karbonit dhe të reduktojë ngritjen globale të temperaturave.

Presidenti Trump e cilëson këtë pakt të padrejtë për Shtetet e Bashkuara, duke thënë se do të prekte ekonominë dhe ndërkohë nuk do të bënte thuajse asgjë për të parandaluar ngrohjen globale.

Presidenti Trump ka propozuar që marrëveshja e Parisit të rinegociohet, por për krerët e tjerë të shteteve kjo është e pamundur.

Angela Merkel do të mirëpresë në Hamburg, më 7 dhe 8 korrik, krerët e Grupit të 20 shteteve më të fuqishme ekonomike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG