Lidhje

5 persona dënohen për vrasjen e udhëheqësit të opozitës ruse


Një gjykatë në Moskë dënoi pesë persona për vrasjen e udhëheqësit të opozitës ruse Boris Nemtsov.

Ai ishte kundërshtar i qeverisë ruse dhe veçanërisht kritik ndaj mbështetjes që Moska u jepte separatistëve ukrainas. Boris Nemtsov u qëllua për vdekje në vitin 2015, në mbrëmje vonë, ndërsa po ecte në një urë pranë Kremlinit.

Agjencia zyrtare e lajmeve TASS njoftoi se gjykata shpalli fajtor Zaur Dadayevin, ish oficer i forcave të sigurisë çeçene, duke thënë se ai ishte personi që qëlloi mbi udhëheqësin opozitar.

Ndërsa katër personat e tjerë u shpallën fajtorë për përfshirje në vrasje.

Dyshohet se të pesë të dënuarve, të gjithë nga Çecenia u ishin premtuar para për të kryer vrasjen.

Aleatët e udhëheqësit të opozitës Nemtsov i kanë vënë në dyshim hetimet dhe ka ngritur ngritën pyetjen se përse autoritet dështuan të hetojnë rolin që zyrtarët çeçenë mund të kenë luajtur duke ofruar para për vrasjen.

Ndërkohë, një ish shofer ushtarak çeçen, Ruslan Mukhudinov është akuzuar në mungesë si organizator i vrasjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG