Lidhje

Brazil, arrestohet baroni i drogës, Da Rocha


Policia braziliane thotë se ka arrestuar baronin famëkeq të drogës, Luiz Carlos da Rocha, i cili u ishte shmangur autoriteteve për tre dekada me radhë.

Zyrtarët thonë se Da Rocha kishte bërë kirurgji plastike për të mos u kapur.

Ata mendojnë se Da Rocha, që jetonte me emrin Vitor Luiz de Moraes, është kreu i një perandorie ndërkombëtare të kokainës.

Sipas autoriteteve, Autoritetet thonë se kokaina e prodhuar nga Da Rocha në xhunglat e Bolivisë, Kolumbisë dhe Perusë, shpërndahej në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë.

Zyrtarët thonë se Da Rocha ishte gjithashtu një nga furnizuesit kryesorë të kokainës për tregtarët e dhunshëm të drogës në Sao Paulo dhe Rio de Zhaneiro të Brazilit.

Policia konfiskoi 10 milionë dollarë prona të Da Rocha-s, duke përfshirë makina luksoze, avionë, ferma dhe pasuri të tjera të patundshme.

Policia megjithatë beson se pasuritë personale të Da Rocha-s kanë vlerë të paktën 100 milionë dollarë dhe do t'i kërkojnë ato në fazën e dytë të operacionit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG