Lidhje

Ukrainë, shmanget një sulm i dytë kibernetik


Ministri i Brendshëm i Ukrainës Arsen Avakov njoftoi sot se autoritetet kanë shmangur një sulm të dytë kibernetik.

Deklarata e publikuar në Facebook lë të kuptohet se po vazhdojnë përpjekjet për të shkatërruar sistemin elektronik të të gjithë vendit.

Ukraina po përpiqet ende të marrë veten pas sulmit kibernetik të 27 qershorit ndaj sistemeve kompjuterike të bizneseve dhe agjencive qeveritare.

Sipas ministrit Avakov ashtu sikurse sulmi i parë edhe ai i së martës nisi nga firma ukrainase e taksave M.E. Doc.

Të martën në mesnatë autoritetet bastisën zyrat e firmës “M.E. Doc” duke sekuestruar kompjuterat e kompanisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG