Lidhje

Tillerson javën e ardhshme viziton Ukrainën


Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson javën e ardhshme, pas takimit të G-20 në Gjermani, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Ukrainë, tha Departamenti i Shtetit të mërkuren përmes një deklarate.

Më 9 korrik zoti Tillerson pritet të takohet me presidentin ukrainas Petro Poroshenko dhe "reformatorët e rinj" nga qeveria dhe shoqëria civile.

"Sekretari do të rikonfirmojë angazhimin amerikan ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, ndërsa do të inkurajojë qeverinë e Ukrainës që të vazhdojë zbatimin e reformave që do të forcojnë aftësitë e saj në fushën ekonomike, politike dhe ushtarake", thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Muajin e kaluar Presidenti Trump priti homologun e tij ukrainas në një takim në Shtëpinë e Bardhë. Pas takimit Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi sanksione shtesë kundër Rusisë, separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore si dhe individëve e kompanive të lidhura me ta.

Sanksionet shtesë, ishin përgjigje ndaj mbështetjes së vazhdueshme ruse për rebelët pro-rusë në Ukrainën lindore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG